Ballina / KOSOVA / Deputetët kërkojnë hetim për emërimet e shërbyesve të lartë civilë
kuvendi i kosoves, Deputetët

Deputetët kërkojnë hetim për emërimet e shërbyesve të lartë civilë

Deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Dardan Sejdiu, të mbështetur nga 13 deputetë të tjerë, kanë dorëzuar në Kryesi të Kuvendit kërkesën për seancë plenare për formimin e Komisionit Hetimor në lidhje me emërimet e shërbyesve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i kësaj iniciative, sipas tyre, është për të parë se a është përmirësuar kapaciteti profesional i institucioneve publike nga emërimet për pozitat e larta në shërbimin civil, dhe se a janë zbatuar procedurat e parapara me legjislacionin në fuqi për listën e miratuar të pozitave sipas memorandumit për të cilin janë pajtuar Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ambasada e Britanisë së Madhe.

“Përfundimisht, duhet shpërfaqur që mangësitë e mëdha në këto emërime dhe mungesa e vullnetit për reformë në administratën publike siç edhe vlerësohet nga BE-ja mund t’i kushtojë Kosovës humbjen e ndihmës direkte buxhetore në shumë prej 75 milionë euro shtetit tonë”, ka shkruar deputeti Sejdiu në Facebook, ku i ka bashkangjitur edhe kërkesën e tyre.

kerkesa per emerimin e sherbyesve civile

 

@Fluidi

Provo po ashtu

testi

Çfarë risi sjell testi i sivjetmë i maturës

Në fund të këtij muaji të gjithë maturantët e Kosovës do t’i nënshtrohen Testit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *