Deputetë të PDK-së që shkojnë në partinë e Limajt

>Partisë së Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, pritet që t’i bashkohen edhe disa deputetë të PDK-së. Largimi i këtyre figurave me ndikim pritet ta dëmtojë rëndë partinë më të madhe në vend, PDK-në.

Ish-ministri i transportit është publikisht të martën ka deklaruar se nuk është më pjesë e PDK-së dhe se do ta formojë një parti të re, me të cilën do të marrë pjesë në zgjedhjet nacionale që do të mbahen këtë vit.

Haxho Shala, Hydajet Hyseni, Justina Shiroka-Pula, Nait Hasani, Flora Brovina, janë emrat e deputetëve që lakohen se do t’i bashkëngjiten partisë së Limajt e Krasniqit.

Deputeti Haxhi Shala, e ka konfirmuar për “Zërin” se tashmë është pjesë e ekipit të Limajt dhe në këtë mënyrë i ka thënë lamtumirë grupit parlamentar të PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.