Dënohet me 50 vite burg , helmoi dhe dogji të birin 5-vjeç

Një grua nga Maryland e SHBA-së është dënuar me 50 vite burg për shkak se i kishte dhënë të birit 5-vjeçar një mbidozë fatale të antihistamine-s, para se t’ia vinte zjarrin makinës në të cilën ndodhej fëmija i vet.

Mediat amerikane raportojnë se para se të dënohej, Narges Shafeirad, 35-vjeçare, foli për shkurorëzimin e saj të hidhur dhe luftën për ta fituar kujdestarinë e fëmijës.

Në muajin korrik të vitit që lamë pas, ajo u deklarua fajtore për vrasje të shkallës së parë të Daniel Dana.

Autopsia ka zbuluar se Daniel vdiq nga mbidoza e diphenhydramine-s në vitin 2015, pasi, siç kanë thënë prokurorët, e ema e kishte detyruar atë që të gëlltite ilaçe me përmbajtje të antihistaminës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.