Ballina / KURIOZITETE / Dënohet me 50 minuta burg. Ja çfarë i shkruajti të dëmtuarve
udhëtimi në kohë

Dënohet me 50 minuta burg. Ja çfarë i shkruajti të dëmtuarve

Në Britani një burri i është dhënë ai që besohet të jetë dënimi më i shkurtër i burgut, vetëm 50 minuta.

Personi në fjalë quhet Shane Jenkins dhe nga Portishead në Somerset, iu tha që të përdorte kohën në burg për të shkruar letra me të cilat do të kërkonte falje.

23-vjeçari u paraqit në gjyq sepse theu dritaren e ish-partneres së tij me një fshesë dhe gjithashtu iku nga policia dhe u deklarua fajtor për dëmtimin e pronës dhe sulmin e dy oficerëve.

Pas incidentit gjykatësi Julian Lambert e dërgoi Jenkins në burg për 50 minuta, ku iu dha një stilolaps dhe një letër, përcjell albinfo.ch.

Ai shkroi dy letra, të cilat do t’i lexonte gjatë kthimit të tij në gjykatë.

Letrat i drejtoheshin ish-partneres së tij ku i thonte “Më vjen keq që theva dritaren tënde” dhe oficerëve ku u thoshte “Me të vërtetë më vjen keq për veprimet e mia”.

Gjithashtu më tej ai thotë se nuk kishte ndërmend të shkaktonte dëme por ato ishin veprime të nxituara e momentale.

Provo po ashtu

prishtina cnn

CNN rekomandon Prishtinën në mesin e qyteteve fascinuese që duhet vizituar

Në sezonën turistike dhe me numrin e madh të turistëve që përballen disa qytete, CNN ka zgjedhur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.