Ballina / KOSOVA / Dënohet me 20 muaj burgim personi që kërcënoi Haradinajn
drejtesia , KGJK
KGJK

Dënohet me 20 muaj burgim personi që kërcënoi Haradinajn

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Bedri Elshanin me akuzën se në vitin 2018 kishte kërcënuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj në emër të grupit militant, Shteti Islamik.

Për veprën “shtytje për kryerjen e veprave terroriste” dhe për veprën tjetër “armëmbajtje pa leje”, ai është dënuar me 20 muaj burgim.

Elshani u shpall fajtor të premten, një ditë pasi ka pranuar fajësinë.

Sipas aktakuzës, Bedri Elshani ka postuar fotografi me përmbajtje kërcënuese për kryeministrin në detyrë Haradinaj dhe se kishte bërë propagandë për grupin militant Shteti Islamik.

Atij po ashtu i është konfiskuar edhe një telefon “Iphone 6”, një thikë, si dhe një USB.

Provo po ashtu

zgjedhje

Foli Gjykata Supreme: Heqjen nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia

Gjykata Supreme ka vendosur që mbi 3 mijë e 700 pako me fletëvotime të ardhura …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.