Ballina / KOSOVA / Dënohet ashpër akti i shëmtuar i dëmtimit të varrezave serbe në Lipjan

Dënohet ashpër akti i shëmtuar i dëmtimit të varrezave serbe në Lipjan

Vendorë e ndërkombëtarë kanë dënuar dëmtimin e varrezave ortodokse serbe në komunën e Lipjanit, dëmtim ky të cilin e kishte raportuar pardje Policia e Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka dënuar ashpër dëmtimin e varrezave ortodokse serbe në komunën e Lipjanit, duke thënë se “incidenti në fjalë është kundër interesave të Kosovës dhe se autoritet do të bëjnë të pamundurën që raste të këtilla të mos përsëriten”.

MPJ ka ftuar organet e rendit dhe hetuesinë të bëjnë gjithçka është e mundur për të zbuluar dhe nxjerrë përpara drejtësisë autorët e këtij incidenti kriminal. Për Kosovën, bashkëjetesa, raportet dhe harmonia ndëretnike, janë të shenjta”, thonë në MPJ

Këtë incident e dënoi edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili kërkoi reagimin e shpejt të drejtësisë.

“Si po i përgjigjet Kosova dëmtimit të turpshëm të varrezave në Lipjan? Ushtrimi i sigurt i lirisë së besimit, kërkon respekt ndërmjet komuniteteve dhe veprim të shpejtë të drejtësisë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Kosnett ka përkujtuar se në Uashington ka filluar takimi për Liritë Fetare, ku do të diskutohet për liritë fetare, dhe ku po marrin pjesë rreth 1 mijë përfaqësues nga e gjithë bota, përfshirë edhe nga Kosova.

Policia e Kosovës pardje kishte raportuar rastin në media duke thënë se “janë dëmtuar disa gurë të varrezave ortodokse serbe” në komunën e Lipjanit dhe se organet e sigurisë janë duke e hetuar rastin.

Ndërkaq Sërgjan Popoviq, Kryetari i komunës së Graçanicës, incidentin e ka cilësuar si “shenjë se serbët nuk janë të dëshirueshëm në komunën e Lipjanit”. /InfoGlobi

Provo po ashtu

Philip S. Kosnett

Kosnett: Për herë të parë ekstradohet kosovari për gjykim në SHBA

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,ka deklaruar se sot për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.