Ballina / SHOWBIZ / Denisa – ylli i ardhshëm i Bollywood-it

Denisa – ylli i ardhshëm i Bollywood-it

Këngëtarja, aktorja, pianistja, kompozitorja, shkrimtarja, Denisa Gokovi, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve infoGLOBI, rrëfen të rejat e fundit sa i përket fushës së aktrimit por edhe fushave tjera. Gokovi e cila jeton dhe vepron në Shqipëri nuk lë menjëanë edhe kritikat për hapsirën që i lihet kulturës në Qeverinë Shqiptare. “Vlerat mohohen në këmbim të prostitucionit kulturorë” shprehet ndër tjerash Gokovi.

Intervistoi: Finesë HYSENI

infoGLOBI: Pianiste, kompozitore, fotomodele,këngëtare, aktore, tekst-shkruese, shkrimtare? Me cilën do të fillonim bisedën më me dëshirë?

Denisa GOKOVI: Përshëndetje! Kënaqësi të ndaj momente të këndshme me mbështetësit e mi dhe natyrisht me gjithë Shqiptarinë kudo që ndjekin gazetën tuaj në përcjelljen e lajmeve kryesore!

Realisht më ngacmon pak ideja të performoj bisedën në shumë detaje të nevojshme për të qenë më i ekuilibruar në ide dhe publiku përsa i përket njohjes me imazhin tim artistik!

Unë zotëroj profilet artistike që ju keni përmendur më lart në variante kryesore-organizative në shërbim të suksesit të mundur dhe projektues në strategjinë profesionale! Unë preferoj të përgjigjem për gjithçka që ju keni menduar të udhëzoni objektivitetin tuaj! WELCOME!

infoGLOBI: Atëherë, cilat janë të rejat e fundit në fushën e aktrimit?

GOKOVI: Në fushën e aktrimit jam pozicionuar në përzgjedhjen e rolit kryesorë në filmin ndërkombëtarë ‘’PHIR MULAQAT HO NA HO’’  në gjuhën Indiane!

Natyrisht reforma aktuale e këtij filmi bazohet në mirë organizimin e duhur artistik në fushën e prodhimtarisë në Bollywood!  Filmi do transmetohet në fillim të vitit 2014 në Bollywood (Indi) dhe Hollywood ( Usa ). Unë do luajë rolin kryesorë dhe jam e lumtur që Shqipëria do përfaqësohet në kontekstin e duhur dhe të privilegjuar në mediet ndërkombëtare!

Xhirimet fillojnë së shpejti dhe unë do jem me 15 shtator në Indi për të startuar xhirimet në funksion të suksesit të përbashkët në raport dhe me personazhet, yjet në Bollywood dhe mbështetje  goxha optimale të personaliteteve në Hollywood! Kjo mjafton për të përmendur tashmë rrugëtimin e duhur drejt famës ndërkombëtare!

 infoGLOBI: Cili ishte motive qe te shtyri për të konkurruar në një film ndërkombëtar? Cilat janë pritjet e tua për këtë film?

GOKOVI: Motivi kryesorë për mua është vetëbesimi dhe guximi për të qartësuar idetë në rrugëtimin profesional!

Në rastin konkret oferta bindëse dhe aq më tepër kërkesa e lartë strategjike për të më njoftuar për fitimin e rolit më bëri të mendoj që duhet të jem pjesë e vetes për të mobilizuar çastet më të bukura që përjetoj në vlerësim të detajuar profesional!

Pritjet e mia janë të lidhura në mënyrë kërkuese dhe shpërblyese për drejtimin tim në suksesin ndërkombëtarë!

 infoGLOBI: Po  te rejat në fushat tjera, mund të na i thuash?

GOKOVI:  Sigurisht! Personalisht jam e angazhuar në rolin si kompozitore ku ia vlen të përmend veçanërisht faktin që muzika ime do  jetë si kolonë zanore tek një film i pavarur në Usa! Në bashkëpunim me mikun tim të mrekullueshëm dhe regjisorin e filmit ku  presim dhe tre projekte të tjera  2013-2014 në vijim dhe do interpretoj rolin si aktore!

Gjithashtu unë jam pianiste dhe kam interpretuar në organizime të ndryshme artistike në formë  konkursesh dhe koncerte interpretative ku  gjithashtu kam prezantuar krijimtaritë e mia pianistike!

Më lejo të theksoj gjithashtu që unë jam duke realizuar librin tim të parë në karakter filozofik!

Trajtimi veçanërisht i këtij libri i përket qëllimit konceptual në ndryshimin e jetës së njerëzve duke përfshirë aktualitetin mbi mardhëniet njerëzore!

Libri do botohet në gjuhën shqipe dhe angleze dhe natyrisht do marrin drejtimin në tregun ndërkombëtarë!

Gjithashtu duhet të përmend dhe rolin tim si këngëtare ku jam e përfshirë totalisht  me veten për të veçuar aspektin gjithëpërfshirës artistikisht të menduar!  Projekte të rëndësishme do jenë të realizueshme edhe në fushën e muzikës !

 infoGLOBI: A keni planifikuar të bashkëpunoni në këto fusha me artistë kosovarë?

GOKOVI : Realisht  kam qenë dhe do të jem e  hapur për bashkëpunime me njerëz të talentuar që janë të aftë të kërkojnë artin e tyre!

Asgjë e planifikuar deri më tani përsa i përket artistëve kosovarë me gjithë respektin e duhur që kam në zhvillimin artistik të tyre! Shpresoj në të ardhmen e afërt! Pse jo, do ishte kënaqësi!

infoGLOBI: Dihet se për  të arritur suksese nevojitet edhe përkrahja materiale, sa jeni të përkrahur në këtë aspekt?

GOKOVI : Është e vërtetë që në aspektin ekonomik janë të lidhura detajet më kryesore për zhvillimin e projekteve artistike!

Mund të them në mënyrë të qartë dhe aktuale që familja ime ka qenë gjithmonë motivi kryesor për zgjidhjen  dhe gjetjen e mundësive, natyrisht dhe individualiteti im ka vepruar shumë mbi të njëjtin kuptim!

infoGLOBI: Ku i sheh  pengesat në zhvillim të mirëfillt të këtyre fushave kulturore. Sipas jush, çka do ta ngriste më në nivel artin në Shqipëri?

GOKOVI: Sistemi i eksperiencës lozë me pasojat në variante të pa bindshme për të reflektuar gabimisht  në bashkëveprim social dhe kulturorë!  Qëndrimi konkret i disa fushave kryesore kanë qenë përvetësim total në lokalizimin e standardit paragjykues dhe anti-kombëtarë!

Këto janë problematikat thelbësore që pranoj në nivlein artistik shqiptarë!

infoGLOBI: Sipas jush, sa ka hapësirë kultura në Qeverinë shqiptare?

GOKOVI : Mendimi im personal lidhet me pamundësinë për të kontribuar në dhënien e fakteve ku dhe mënyra për t’i ndjekur saktësisht nuk përmban strukturën e duhur të pranimit dhe më udhëheqin  mendime të dështuara kur marr vendimin për të përcjellur diçka konkrete!

Lë shumë për të dëshiruar në çdo aspekt qeverisja shqiptare dhe sidomos në raport me artin vihet re një tendencë e thyer dhe indiference e theksuar!

Shpreh ngushëllimet e mia në rast njoftimi për marrjen e ndonjë iniciative për të mos u bërë më qesharake në besimin e injorancës politike!

infoGLOBI: A mendon se vlerat e mirëfillta vlerësohen si duhen në Shqipëri?

GOKOVI : E kundërta do ishte më  e favorshme të pranohej pikërisht nga protagonistë kryesore mbi vetëdijen e tyre që trajtojnë padrejtësisht kompozitetin e dyfishtë të tyre!

Vlerat mohohen në këmbim të prostitucionit kulturorë,manifestiv dhe të qëndrueshëm në kërkesat e larta primitive! Fatkeqësisht!

infoGLOBI: Me çka do ta përfundonim këtë bisedë?

GOKOVI:  Falënderim të përzemërt për gjithë publikun shqiptarë dhe stafin tuaj drejtues! Suksese!/infoGLOBI/F.H/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.