Ballina / BOTA / Dënim me vdekje për autorin e sulmit në Boston

Dënim me vdekje për autorin e sulmit në Boston

Jurisa amerikane ka dënuar me vdekje autorin e sulmit me bomba në pjesëmarrësit e maratonës në Boston, ngjarje kjo që ndodhi më 2013 e në të cilën u vranë tre persona dhe u lënduan 260 të tjerë.  Ndaj autorit të sulmit, Dzhokhar Tsarnaev, dënimi me vdekje do të shqiptohet me injekcion letal në Indiana.

Juria federale në Masaçusets e mori vendimin sot pas 14 orësh diskutimesh gjatë tre ditëve.

Tsarnaev u shpall fajtor muajin e kaluar për 30 akuzat federale kundër tij, 17 prej të cilave linin hapur mundësinë për dënim me vdekje.

Mbrojtja e tij u përpoq t’i shpëtonte jetën duke ia hedhur pjesën më të madhe të fajit, vëllait të tij të radikalizuar.

Por prokurorët e paraqitën 21 vjeçarin Tsarnaevin si një partner të barabartë në sulm dhe po aq të pashpirtë sa edhe të vëllain e tij 26 vjeçar, i cili është vrarë gjatë aksionit për kapjen e autorëve të këtij akti terrorist.

Provo po ashtu

Samiti i G-7ës: Evropianët përballë Presidentit Trump

Udhëheqësve të G-7ës nuk u duhet të përballen vetëm me çështje urgjente ekonomike, por edhe …