Ballina / EKOLOGJI / Dëmshpërblehen shoferët australian me 79 milionë euro
Volkswagen, audi, skoda, asutralia, gjermania

Dëmshpërblehen shoferët australian me 79 milionë euro

“Volkswagen” pranoi se kishte pajisur 11 milionë makina diesel me një softuer, që i bënte të dukeshin më pak ndotëse në testet laboratorike nga sa ishin në realitet

“Volkswagen” pranoi të derdhë 127 milionë dollarë australianë (79 milionë euro), për të zgjidhur procedurat gjyqësore kolektive të shoferëve australianë, në skandalin e trukimit të motorëve diesel, njoftuan avokatët e të dy palëve.

Gjiganti gjerman, i cili zotëron shumë marka, si “Audi” e “Skoda”, pranoi në vitin 2015 se kishte pajisur 11 milionë makina diesel me një softuer, që i bënte të dukeshin më pak ndotëse në testet laboratorike nga sa ishin në realitet.

Pronarët e rreth 100 000 makinave australiane do të jenë në gjendje të kërkojnë dëmshpërblim nga “Volkswagen” në bazë të kësaj marrëveshjeje në parim, të cilën prodhuesi gjerman e ka pohuar, por pa pranuar përgjegjësi.

Transaksioni duhet ende të miratohet nga gjykata federale.

Provo po ashtu

Smart Forest City, meksiko, cancun,

Qyteti si një pyll dhe pemët si një fakt urban

Qytete-pyje dhe lëvizje elektrike, qytetet e së ardhmes do të jenë  nën gjelbërim, e mallrat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.