Demonstruesit e shkatërruan në tërësi një Porsche 911 GT3 RS

Super-makina u dëmtua, derisa ishte parkuar në një rrugë të Los Angeles

Për shkak ty vdekjes në mënyrë mizore të burrit me ngjyre, George Floyd demonstrata të shumta janë zhvilluar në mbarë Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Megjithëse shumica e demonstratave ishin paqësore, ka pasur edhe përdorim të dhunës, si dhe shkatërrim pronash dhe vjedhje nga ana e demonstruesve.

Në mesin e këtyre shkatërrimeve, ishin edhe shumë vetura që ndodheshin në skaj të rrugëve, të cilat u dëmtuan nga goditjet, apo edhe iu vu flaka. Ka pasur raste, kur janë shkatërruar edhe makinat nëpër pika të shitjes, që ishin tërësisht të reja.

Tani janë shfaqur edhe pamjet, që e tregojnë një Porsche 911 GT3 RS që ishte shkatërruar në tërësi, ndërsa në të ishin shkruar dhe disa mbishkrime.

Arsyet e dëmtimit të kësaj Porsche ende nuk dihen, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse makina ishte tërësisht e re, apo vlera e dëmit që i është shkaktuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.