Ballina / Shëndet & Fitnes / Dëmet që i shkaktohen organizmit nga rrezet X
spital

Dëmet që i shkaktohen organizmit nga rrezet X

Është në praktikën e përditshme mjekësore që për të vendosur mbi sëmundjet e sakta që kanë pacientët, u kërkojnë një grafi, apo shpesh një skaner, i cili kryhet edhe me lehtë. Mirëpo, këto ekzaminime kanë qenë shpesh objekt i debateve ndërmjet mjekëve nëse shkaktojnë dëme në shëndetin e njeriut apo jo.

Celeste Robb-Nicholson, një mjek radiolog mjaft i njohur në Universitetin e Harvardit, ka folur hapur duke prezantuar dy dëmet kryesore në organizëm që shkaktohen prej rrezeve të përdorura.

  1. Rriten rreziqet për kancer

Ai ka thënë së dëmin kryesor rrezatimet e shkaktojnë në nivelin qelizor. Nëse bën një grafi të barkut, kuptohet që të rrezikuara do të jenë qelizat e organeve të vendosura në bark. Në këto qeliza, ka thënë Robb-Nicholson, fillon dhe shkatërrohet ADN-ja qelizore, e cila siç dihet përbën materialin gjenetik të çdo individi. Mirëpo dëmet e ADN-së, sipas tij, mund të rrisin rreziqet e shfaqjes së kancerit në të ardhmen. Për këtë arsye, përpara se të bëni një ekzaminim radiologjik, ushqehuni me antioksidantë që përmbajnë vitaminë C, E dhe beta-karoten. Antioksidantë të tillë do t’ju mbrojnë nga radikalet e lira që çlirohen dhe që do të dëmtonin ADN-në.

  1. Dëmtohen qelizat e organeve seksuale

Nga ana tjetër, ai ka folur edhe mbi një rrezik të dytë të rrezatimeve. Duhet ditur se dëmet shkaktohen kryesisht tek qelizat që shumohen më shumë dhe ndër më të rrezikuarat janë qelizat e lëkurës dhe qelizat e organeve seksuale. Ndoshta dikush ka bërë një grafi dentare tek një dentist, i cili nuk i ka vendosur një përparëse dhe rrezatimi ka rënë drejtpërdrejt në organet e tyre seksuale. Kjo është gjëja më e gabuar sipas mjekut në fjalë, sepse pakujdesia e mjekëve në këtë rast, sjell dëmtime të shëndetit të pacientëve. Mirëpo, të tillë mjekë të pakujdesshëm ka kudo dhe ne duhet të dimë të mbrohemi vetë me sa të mundemi. Ndaj, gjithmonë që do të kryeni një procedurë radiologjike, grafi, skopi, rezonancë apo skaner, gjithmonë kërkoni një përparëse plumbi prej mjekut, sepse kështu ju mbroni veten tuaj, kur mjekët nuk janë të kujdesshëm.

Mjeku Celeste ka pranuar që rrezatimet nuk janë të rrezikshme, kur përdoren në dozat e duhura. Madje, edhe ekzaminimet si kimioterapia, nuk sjellin probleme në shëndet, shkruan bota.al. Është vënë re se tek të sëmurët me kancer, humbet përkohësisht aftësia riprodhuese gjatë periudhës së kimioterapisë, e cila rikthehet më vonë me përfundimin e kimioterapisë.

Mirëpo, pavarësisht këtyre përfundimeve, kujdesi duhet treguar në rastet e ekspozimeve të vazhdueshme ndaj rrezatimeve, sepse askush nga ne nuk do të donte të shkonte për t’u shëruar dhe vite më vonë t’i shfaqej kanceri në një organ, apo të mësonin se kanë humbur fertilitetin si pasojë e një ekzaminimi të rekomanduar prej mjekëve. Për këtë arsye, jini kërkues ndaj tyre për të mbrojtur shëndetin tuaj. Fillimisht pyetini nëse ai ekzaminim është i nevojshëm dhe më pas kërkojini të jenë të kujdesshëm përgjatë gjithë procedurës imazherike.

@Fluidi

Provo po ashtu

A munden valët zanore të ndihmojnë për mjekimet e Alzaimerit

A munden valët zanore të ndihmojnë për mjekimet e Alzaimerit?

Membrana filtruese e enëve të gjakut që furnizojnë trurin, parandalon depërtimin në sistemin e qarkullimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.