fbpx
Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së
Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së

Demarkacioni, Haradinaj është skeptik për hapësirën e negocimit me Markoviqin

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur skeptik se do të mundë t’i jepet zgjidhje demarkacionit në takimin e javës së ardhshme me homologun malazias, Dushko Markoviq.

Sipas shefit të Ekzekutivit, topi është në anën e Parlamentit, derisa ka thënë të mos jetë në dijeni për zgjidhjet “kreative” të përmendura nga vartësit e tij.

“Demarkacioni është në Parlament, nuk ka mbetur shumë hapësirë e negocimit mes dy kryeministrave”, ka thënë Haradinaj të hënën pas mbledhjes së Qeverisë.

I pyetur rreth vizitës së Markoviqit, kryeministri Haradinaj ka thënë se ajo bëhet me qëllim thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ka përmendur mundësinë e një mbledhjeje të përbashkët në mes të dy qeverive, njëjtë sikurse me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Por, një ditë me herët zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj deklaroi se nuk mjafton të thuhet se Qeveria e ka dërguar marrëveshjen në Kuvend.

“Qeveria nuk mjafton me thanë që e kemi dërguar në Kuvend. Qeveria ka mundësi të punojë ende që së bashku me Malin e Zi të gjejmë një zgjidhje të përbashkët. Unë kam analizuar marrëveshjen. Ka hapësirë që dy qeveritë tona të marrin përgjegjësi për të parë lëshimet e marrëveshjes. Le të jetë zotim i përbashkët yni. Duhet zgjidhje kreative”, ka deklaruar Limaj. Por shefi i Limajt në Qeveri ka thënë të mos jetë në dijeni se ekziston një zgjidhje e tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.