fbpx
UP universiteti i kosoves

Demaj në seancën kundër Enver Hasanit: Kontrata ndryshoi pa dijen time

Dëshmitari i fundit kundër Enver Hasanit dhe të tjerëve ka qenë Marjan Dema, që tani mban pozitën e rektorit të Universitetit “Hasan Prishtina”, raporton KTV.

Para gjykatës, Dema ka thënë të ketë pasur raporte shoqërore me ish-rektorin Hasani, por që nuk i ka më.

Për kontratën me Institutin për Studime Ndërkombëtare, rektori Dema, që atëherë mbante pozitën e Prorektorit të Financave në UP, ka thënë se Hasani kishte treguar interesim të shtuar dhe, sipas tij, ajo ishte mbikëqyrur nga ai.

Për tenderin për përkthimin e librave nga gjuha angleze në shqip, pasi kishte dështuar dy herë, sipas rektorit Dema, ishte vendosur në një restorant të kryeqytetit, takim ku kishte marrë pjesë edhe ai.

Rektori Dema kishte marrë vesh më vonë se kontrata ishte ndryshuar dhe se njësia matëse për përkthimin do të jenë karakteret e jo fjalët.

Po ashtu edhe këtë informatë e kishte marrë vesh sa ishin bashkë me Hasanin e të akuzuarin tjetër, Hakif Veliun, në një tjetër restorant të kryeqytetit.

Seanca për fjalën përfundimtare, ku Hasani, Hakif Veliu e Albert Rakipi akuzohen për mashtrim, do të mbahet këtë të premte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.