Ballina / KOSOVA / Delegacioni i BE’së, sot në Kosovë për vizat
flamujt BE e Kosova

Delegacioni i BE’së, sot në Kosovë për vizat

Një delegacion i Bashkimit Evropian të martën do të nisë sot misionin për viza në Kosovë. Ata do të mbledhin informacionet e fundit rreth kritereve për përmbushjen e liberalizmit të vizave.

Të martën ata do të kenë takime me përfaqësues të institucioneve por, nuk do ti lënë anash as Shoqërinë Civile.

Ndërkohë kjo vizitë po vjen, pak kohë para se për këtë Liberalizmin e Vizave të diskutohet në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër, në Ministrin e Integrimeve, thonë se nga kjo vizitë nuk mund të dalin kërkesa shtesë për Kosovën.

Sipas kësaj Ministrisë së Integrimeve, puna e këtij delegacioni është shumë e rëndësishme për Kosovën.

Ndërkohë, një njohëse e integrimeve evropiane tregon hapat që do të ndërmerr ky delegacion pas kthimit në Bruksel.

Sipas Jehona Lushakut, është e rëndësishme që Institucionet e Kosovës të paraqesin të dhëna shumë konkrete para zyrtarëve të BE-së.

Procesi i Liberalizimit të Vizave, aktualisht ndodhet në fazën finale brenda organeve të Bashkimit Evropian. Ditë më parë, ky proces ka marr dritën e gjelbër edhe në Parlamentin Evropian.

Ndërsa, nevojitet që të kalohet edhe një fazë, e që është votimi në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian.

@Fluidi

Provo po ashtu

kek

Hajrizi: Nuk është zgjedhur kushëriri i Thaçit për Drejtor

Faruk Hajrizi, Kryetar i Bordit të Drejtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ka thënë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.