Ballina / Biznes / Karrierë / Delawie: USAID dha 620 milionë $ për mbulimin e kredive të NVM ve
Greg Delawie, Ambasdor amerikan në Kosovë
Greg Delawie, Ambasdor amerikan në Kosovë

Delawie: USAID dha 620 milionë $ për mbulimin e kredive të NVM ve

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, theksoi se Kosova ka ecur pozitivisht në përmirësimin e klimës së të bërit biznes me porosinë për ndërmarrësit ta luftojnë korrupsionin.

“Shihet se interesimi juaj për zhvillimin e ndërmarrësisë konsiston me raportin Doing Business 2018, kalimi nga vendi i 60 në 40 tregon për përmirësimin e juaj dhe tregon se jeni në rrugën e duhur. Shoh te ndërmarrësit e rinj për të arritur tregjet globale kjo tregon se ka përmirësim në llogaridhënie dhe transparencë” , tha ambasadori Delawie

Sipas tij, USAID-i vazhdimisht i mbështet ndërmarrjet e vogla, 620 milionë janë dhëne për mbulimin e 577 kredive për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, tani jemi në përpjekje për zbatimin e gjyqësorit.

“Korrupsioni zbeh zhvillimin e ekonomisë së Kosovës andaj duhet luftuar. Gjeni mënyra ta luftojmë atë, korrupsioni fshihet ne errësirë, zbardheni, ikni favoreve të fshehta, gjithashtu duhet të bëjmë më shumë për punësimin e grave dhe komuniteteve, t’u ndihmojmë grave për një pozitë më të mirë në ekonomi, ngriteni zërin rrezikoni, ne ju mbështesim në imagjinatën tuaj për biznese, ndërmarrësia është shprehje e optimizmit”, tha Delawie.

Check Also

hashim thaci

Thaçi: Dialogu me Serbi duhet përmbyllur me njohje dhe ulëse në OKB

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Kanada. Thaçi, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *