Delawie konfirmon mbështetjen e ShBA-ve për Kosovën

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takim me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Në takim u bisedua për çështjet dhe sfidat kryesore nëpër të cilat është duke kaluar aktualisht Shteti i Kosovës. Amabasdori Delawie përgëzoj kryetarin Veseli dhe Kuvendin e Kosovës për lidershipin e treguar në procesin shumë të vështirë të ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit të ligjeve për krijimin e gjykatës speciale.

Më tutje ambasadori Delawie theksoi mbështetjen e Uashingtonit për procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë që ka për qëllim normalizimin e raporteve në mes dy vendeve.

Kryetari Veseli duke i uruar ambasadorit Delawie mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë theksoi ndihma amerikane mbetet faktor i pazëvendësueshëm në ecjen përpara të Kosovës në planin e zhvillimit ekonomik, integrimeve euro-atlantike dhe në forcimin e shtetit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Ambasadori Delawie duke shprehur kënaqësinë për detyrën e tij të re në Kosovë theksoi se vendi që ai përfaqëson është e do të mbetet miku më i mirë i Kosovës dhe do të ndihmoj Kosovën në të gjitha proceset e saj.

Në takim u bisedua edhe për procesin e krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës ( FAK), funksionimin e Kuvendit të Kosovës, raportet në mes pozitës dhe opozitës, si dhe rolin e pakicave etnike në jetën parlamentare dhe politike të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.