Ballina / KOSOVA / Delawie: Gjetjet e Komisionit të rrejshme dhe imagjinare
Greg Delawie
Greg Delawie, Ambasador i ShBA-ve në Kosovë

Delawie: Gjetjet e Komisionit të rrejshme dhe imagjinare

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, e ka hedhur poshtë punën e Komisionit për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi.

Komisioni Bulliqi përdori “gjepura dhe shprehje latine për të fshehur përfundimin”, ka thënë Delawie, për raportin për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, i paraqitur nga ky komision dje në Qeverinë e Kosovës.

Ambasadori amerikan ka thënë në Rubikon të KTV’së se Komisioni Bulliqi e ka bërë këtë meqë gjithçka fliste për saktësinë e komisionit paraprak, që udhëhiqej nga Murat Meha,

Delawie ka thënë duhet të kalohet marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015, dhe se njerëzit nuk duhet të bazohen në lajme të rrejshme apo sqarime imagjinare të realiteteve alternative.

“Në thelb ata thanë: “shihni, nëse i shikoni regjistrat kadastralë, na e merr mendja që ndoshta vini në të njëjtën përgjigje si komisioni i mëparshëm”, por qartazi atyre nuk iu pëlqeu kjo përgjigje. Prandaj, përdorën gjithë ato gjepura dhe shprehje latine në përpjekje për të fshehur… … gjepura dhe shprehje latine për ta fshehur atë përfundim”, është shprehur Delawie.

“Shikoni, e kuptoj që njerëzit kanë opinione të forta për këtë çështje. E kuptoj se nganjëherë të gjithë do të donim që historia të kishte qenë pak më ndryshe, por mendoj se është me rëndësi të përballemi me shumicën e çështjeve në mënyrë realiste. E realiteti këtu është se kjo është çështje shumë e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë ambasadori amerikan.

“Unë dëshiroj që Kosova të ketë mundësi ta fitojë liberalizimin e vizave. BE-ja e ka bërë të qartë se çka duhet të bëhet për këtë çështje. Kjo marrëveshje për kufirin është njëra ndër çështjet më të rëndësishme, dhe mendoj se është e qartë që përgjigja për Kosovën, për Kuvendin e Kosovës – tash që kjo çështje është në Kuvend – është se duhet të kalohet marrëveshja për shënimin e kufirit ashtu siç është” thotë Delawie.

Sipas tij “Njerëzit duhet të bazohen në lajme të rrejshme apo sqarime imagjinare të realiteteve alternative për tu marrë me çështjet e rëndësishme që ndikojnë në të ardhmen e dy milionë kosovarëve dhe mundësitë e tyre për të udhëtuar më lirshëm nëpër Evropë. Veçanërisht kur përgjigja e drejtë është para jush dhe ka qenë aty gjithë kohën”.

Ai ka ripërsëritur se qëndrimi amerikan nuk ndryshon.

“Ne kemi thënë në vitin 2015 se marrëveshja për shënimin e kufirit e asaj kohe ka caktuar vijën ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi që ka qenë aty prej vitit 1974, se sipas ekspertëve të Departamentit të Shtetit e kanë bërë këtë në mënyrë korrekte dhe ne e kemi mbështetur atë marrëveshje. Pra, mendoj se është me rëndësi të kuptohet kjo. Arsyeja pse viti 1974 është i rëndësishëm është sepse kjo ishte koha kur kushtetuta e Kosovës thoshte se territori i Kosovës përbëhet nga territori i komunave të Kosovës. E natyrisht, komunat bazohen në regjistrat kadastralë të komunave. Tani, mendoj se ky grupi i ri në thelb e ka miratuar këtë ide, edhe pse ndoshta paqëllimshëm”, ka thënë Delawie.

Ambasadori ka thënë se nuk duhet humbur kohë, veçanërisht, siç thotë ai, “kur përgjigja e drejtë është para jush dhe ka qenë aty gjithë kohën”.

Delawie ka qenë shumë i artikuluar prej vitesh për çështjen e demarkacionit, por përpjekjet e tij kanë hasur në shumë raste në vesh të shurdhër.

Check Also

Thaçi_Zaev_InfoGlobi

Takohen Thaçi e Zaev

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim Kryeministrin e Maqedonisë Zoran …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *