Ballina / KOSOVA / Delawie: FAK të rezultojë nga procesi gjithëpërfshirës
Greg Delawie
Greg Delawie, Ambasador i ShBA-ve në Kosovë

Delawie: FAK të rezultojë nga procesi gjithëpërfshirës

Ministrit i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Ministri Berisha e falënderoi ambasadorin Delawie, për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që SHBA-të  kanë dhënë  për Ministrinë dhe FSK-në, duke theksuar se ai do të punojë për ta thelluar këtë bashkëpunim edhe më tepër gjatë mandatit të tij.

Ai foli edhe për rëndësinë e procesit të transformimit të FSK-së në FAK dhe sfidat që e presin këtë proces, duke theksuar se ai do të përcjellë  mesazhin e qartë dhe të hapur te komuniteti serb dhe komunitet tjera, se FAK-u  nuk do të jetë i orientuar kundër askujt, por do të jetë në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ndërkaq ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie, shprehi gatishmërinë  për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen duke theksuar se ambasada e SHBA-ve   mirëpret gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim  për të shtuar dhe forcuar kapacitet e FSK-së.

“Ne e përkrahim transformimn e FSK-së në FAK të bazuar në ndryshimet kushtetuese dhe vlerësojmë se  ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës,  për të gjithë komunitet dhe  t’i kontribuojë stabilitetit rajonal”, ka thënë Delawie.

Takimi me ambasadorin e SHBA-ve ishte  takimi i parë i ministrit Berisha në detyrën e re.

Check Also

lajmi, infoglobi

Prishtinë, arrestohet një femër pasi i vuri zjarrin banesës ku mbetën të lënduar disa persona

Dje në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë u raportua se një ndërtesë banesore u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *