Ballina / KOSOVA / Delawie: Depolitizimi parakusht i reformave dhe luftës kundër korrupsionit
Greg Delawie, Ambasdor amerikan në Kosovë
Greg Delawie, Ambasdor amerikan në Kosovë

Delawie: Depolitizimi parakusht i reformave dhe luftës kundër korrupsionit

Greg Delawie, Ambasador  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka përsëritur të hënën mesazhin e tij tanimë të njohur nga të gjithë: Ndërmerrni reforma dhe luftone korrupsionin në sistemin e drejtësisë. 

Këtë mesazh Delawie e ka bërë  në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë të mbajtur në Prishtinën, nën organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian të Kosovës (MIE).

“Ka ardhur koha që të kaloj ligji për prokurorinë disiplinor. Ky do të jetë një hap i vazhdueshëm për të siguruar kontrollin e pushtetit, transparencën dhe llogaridhënien në sistemin e drejtësisë së Kosovës” ka potencuar Delawie, i cili vazhdimisht ka qenë idhëtarë i depolitizimit të institucioneve të Kosovës.

Sipas ambasadorit amerikan  depolitizimi i gjygqësisë dhe sistemit prokurorial është një parakusht për  ” luftimin e korrupsionit dhe për ndërtimin e besimit të opinionit publik në institucionet e drejtësisë dhe institucionet kosovare”.

Delawie mes tjerash ka insistuar se asnjë rritje e zhvillim ekonomik nuk mund të mendohet pa luftën kundër korrupsionit.

“Tash duhet që të vazhdojmë me punën tonë të njëmendshme që integrimi në veri të bëhet sa më i përshtatshëm dhe funksional. Kjo nënkupton që stafi të ketë trajnimin e duhur, përkthimi i dokumenteve të bëhet siç duhet dhe të kemi një integrim të njëmend në këtë sektor”, ka thënë ndër të tjera Delawie.

“E para duhet të bëhet depolitizimi i rekrutimit të të gjithë përfshirë dhe drejtorëve të arsimit nëpër komuna”, tha Delawie.

Sipas tij, Kosova duhet të ketë edhe projekte të tjera , sidomos aso për reformat në arsim si dhe projekte që rrisin perspektivën e të rinjëve “për të marrë vendin e duhur në ekonominë e Kosovës”./infoglobi

@Fluidi

Provo po ashtu

ldk

LDK: Negociatorët nuk kanë legjitimitet, autoritet e as mbështetje popullore

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një komunikatë, nëpërmjet së cilës i ka sulmuar negociatorët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.