fbpx
Jahjaga
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga

Dekreti i Presidentes: Marrëveshja për Gjykatën Speciale në fuqi nga 4 shkurti (Dokument)

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka dekretuar Marrëveshjen Ndërkombëtare mes Kosovës dhe Holandës për themelimin e Gjykatës Speciale derisa ka hyrë në fuqi më 4 shkurt të këtij viti.

Pas këtij dekreti, Marrëveshja është publikuar në Gazetën Zyrtare duke i dhënë cilësi të dokumentit përfundimtar për zbatim. Këtë dokument e ka nënshkruar Presidenti i zgjedhur së voni , Hashim Thaçi, atëherë në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme. Ndërsa, në emër të Holandës e ka nënshkruar Ambasadorja holandeze në Prishtinë, Gerrie Willems.

Titulli i marrëveshjes është “Marrëveshje e përkohshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”.

Por, cili është qëllimi i kësaj marrëveshje?

Sipas dokumentit, kjo marrëveshje po bëhet për të siguruar mbajtjen në paraburgim të të akuzuarve, për sigurinë e dëshmitarëve dhe viktimave.

“Kjo Marrëveshje rregullon çështjet që ndërlidhen me përgatitjen për krijimin dhe funksionimin e duhur të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës në Shtetin Pranues. Ajo, ndër të tjera, krijon kushtet e favorshme për stabilitetin dhe pavarësinë e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës dhe lehtëson funksionimin e saj efikas në Shtetin Pranues në fazën përgatitore, duke përfshirë edhe për personat që duhet të jenë të pranishëm në seli dhe për transferimin e informacionit dhe materialeve, dëshmive të mundshme dhe provave brenda dhe jashtë shtetit pranues”’, shkruan në Marrëveshje.

“Sipas kësaj Marrëveshje nuk lejohet zhvillimi i procedurës paraprake gjyqësore dhe procedurave gjyqësore. Transporti dhe mbajtja në paraburgim e të dyshuarve, të akuzuarve dhe dëshmitarëve në mbajtje si dhe zbatimi i dënimeve dhe statusi ligjor i dëshmitarëve dhe viktimave do të rregullohet në Marrëveshjen për Shtetin Pranues dhe çdo marrëveshje pasuese shtesë ndërmjet Palëve”, thuhet më tej aty.

Raportohet se Gjykata Speciale e Kosovës është krijuar për t’i gjykuar ish-pjesëtarët e UÇK’së, për të cilët ka fakte se kanë kryer krime. Do të zbardhen edhe pretendimet e Dick Martyt nëse ka pasur apo jo trafikim me qenie njerëzore gjatë kohës së luftës.

Personat e apostrofuar në Raportin e Këshillit të Evropës, të njohur si raporti i Dick Martyt, kanë mohuar pretendimet e këtij të fundit.

Marrëveshjen e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=11820

MARRËVESHJE E PËRKOHSHME NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE MBRETËRISË SË HOLANDËS MBI ORGANIZIMIN E INSTITUCIONIT TË GJYKATËS SPECIALE TË KOSOVËS I ZHVENDOSUR NË HOLANDË

Amendamenti 24 në Kushtetuese, ja pse

@InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.