Deklarimi për hapjen e ambasadave në Jerusalem, Liga Arabe e pakënaqur

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit e ka dënuar sot vendimin që Serbia dhe Kosova të hapin ambasadat e tyre në Jerusalem të Izraelit.

Sipas tij, ky vendim duhet të shpallet i pavlefshëm.

Në një deklaratë të dhënë sot, Gheit tha se ky vendim është në kundërshtim me vendimin e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit.

Sipas tij, vendet janë të ndaluara të vendosin ambasada në Jerusalem pasi ky vend cilësohet si i okupuar.

Netanyahu mirëpret lajmin se Kosova e Serbia do të hapin ambasadat në Jerusalem

Teksti i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë – Serbi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.