Ballina / KOSOVA / Deklarimi i pasurisë: Sa ‘peshojnë’ ministrat
euro
ilustrim

Deklarimi i pasurisë: Sa ‘peshojnë’ ministrat

Deklarimi i pasurisë: Ministrat sipas të gjitha gjasave ‘peshojnë’ më pak se disa nga deputetët milionerë. Të paktën kështu mund të konstatohet nëse analizohet përmbajtja e pasurisë dhe e të hyrave që kanë deklaruar ata vet.

InfoGlobi ju sjell të dhënat ashtu si i deklaruan vetë ministrat në Agjensionin Anti Korrupcion.

MIMOZA KUSARI -LILA

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari -Lila ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej 270 mijë eurosh (200 euro shtëpia prej 200 metrash katrorë në pronësi të përbashkët, e blerë gjatë vitit 2008 si dhe banesa 100 metra katrorë në vlerë 70 mijë euro – trashëgimi).

Kursimet e Kusari Lilës janë rreth 4500 euro, kurse kreditë që duhet paguar 10 mijë euro.

Të hyrat vjetore të familjes së ngusht të Ministres janë mbi 26 mijë euro, nga të cilat 13.296 euro janë të hyrat vjetore nga paga e ministres, kurse tjerat janë pagat e bashkëshortit të saj, që punon në kompanin e deklaruar me akronimin KADC.

SLOBODAN PETROVIC

Ministri i pushtetit lokal, Slobodan Petrovic ka deklaruar në vlerë prej 138 mijë eurosh (shtëpia e blerë në vitin 2009 dhe trualli në vitin 2008).

Petrovic ka deklaruar kursime 36 mijë euro, e detyrime financiare 10 mijë.

Të hyrat e tij vjetore janë 14.181 euro.

BLERAND STAVILECI

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci, pos këtij posti ka edhe tre vende tjera të punës: a) ligjërues në Kolegjin Iliria; b) misionar në Bambi sh.pk. dhe c) Kryetar i Bordit të KB Sigal –Prishtina. Në këtë të fundit ai filloi punën, pasi kishte marr funksionin e Ministrit. Nga Raporti për deklarimin e pasurisë figuron se ai merr pagë nga Ministria e Kolegjit Iliria, nga BAMB sh.p.k. ka 6.6 për qind të aksioneve kurse në Sigal është vetëm misionar dhe nga aty nuk ka të hyra. Në Raport nuk figurojnë kurrëfarë të hyrash tjera, si mëditje për udhëtime, e pagesa shtesë si aso për shpenzime telefoni, benzinë etj. Të hyrat e tij të deklaruara mujore janë 1,609.00 euro në muaj, kurse të bashkëshortes janë 1,086.00 euro në muaj dhe ate nga Kompania VALA, entitet ky deri vonë në pronësi shoqërore.

Në kuadër të pasurisë së paluajtshme, Stavileci ka deklaruar si pronë të tij banesën në madhësi prej 66.68 metrash katrorë, e në vlerë prej 100,020.00 eurosh, pronë kjo që daton nga viti 1968, dhe një local prej 33.72 metrash katrorë e në vlerë prej 48,644.00 të fituar më 1994 nga shitja e shtëpisë së prindërve të tij.

Ndërkaq në kuadër të pasurisë së luajtshme, Ministri Stavileci ka deklaruar dy vetura, njërën të tij personale (2006) dhe veturën e bashkëshortes (2010). Që të dy veturat sipas raportit janë blerë me kredi (e para në vlerë 15,000.00 euro dhe e dyta në vlerë prej 18,000.00 eurosh). Te detyrimet financiare Stavileci ka potencuar detyrimin prej 12,000.00 eurosh për veturën e deklaruesit dhe 14,500.00 euro për veturën e bashkëshortes. Të dyja detyrimet (kreditë) janë marrë për 60 muaj.

Sipas Raportit doli se Ministri Stavileci ka aksione në Bamb sh.p.k, aksione këto të larta 6.66 për qind , me të cilat disponon që nga viti 2007, pra qysh nga koha kur nuk ishte ministër.

Sa i përket parave të gatshme të mbajtura në institucionet financiare, situata në Raportin e Stavilecit qëndron si në vijim: a) Pro Credit Bank Prishtinë ka 2,600.00 euro në emër të vetë Ministrit; b) në Pro Credit Bank ka 1,500.00 euro në emër të fëmijëve dhe c) në Raiffeisen Bank ka 1,900.00 euro në emër të bashkëshortes.

Të hyra vjetore Stavileci ka : a) Paga mujore e Ministrit 1,109.00 euro në muaj dhe b) 500 euro në muaj për ligjërim në Kolegjin Iliria. Tek të hyrat nuk janë deklaruar kurrëfarë shumash kompenzimesh si mëditje për udhëtime , e të ngjashme. Mes tjerash Stavileci ka deklaruar edhe pagën e bashkëshortes në lartësinë 1,086.00 në muaj nga Kompania VALA, entitet ky deri vonë në pronësi shoqërore.

HAJREDIN KUÇI

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi (I lindur më 1971), në postin e ministrit ndodhet nga janari 2008. Ai ka deklaruar edhe tre vende tjera të punës: a) Profesor në UP (nga 1996), b) Nënkryetar i PDK-së në Prishtinë (nga 1999) dhe c) Zëvendësi i Kryeministrit. Ministri i Drejtësisë ka deklaruar 4 burime të hyrash, përfshirë këtu edhe të hyrat nga Universiteti Publik I Pejës që nuk figuron si vend i vecantë i punës te pjesa e formularit ku përmenden vendet e punës. Sidoqoftë, të hyrat e tij mujore janë 2,193 euro, kurse kur kësaj I shtohen edhe të hyrat e bashkëshortes del se familja e ngusht e z. Hajredin Kuci ka të hyra mujore në vlerë prej 2,661 eurosh në muaj. Në formular nuk figuron nëse Kuci ka pasur të hyra në formë mëditjesh apo shtesa për heqje shpenzimesh si aso për telefon apo eventualisht për udhëtime jashtë vendit.

Pasuria e paluajtshme personale e Kucit kap shumën prej 237 mijë eurosh dhe e njejta është fituar prej vitit 2003 e tutje. Krahas kësaj në pronë të përbashkët me vellezer dhe motra ai ka tokë dhe shtëpi në vlerë prej 200 mijë eurosh tjera. Data e blerjes/ndërtimit të paluajtshmërive të përbashkëta me familjen e gjerë nuk figuron, por shpalohet se ‘kjo është trashëgimi nga gjyshi dhe prindërit’.

Nga paluejtshmëritë në pronë të tijën personale, Ministri Kuci ka shtëpi Banimi prej 250 metrash katrorë në vlerë prej 200 mijë euro. Sipas tij ‘truallin për këtë shtëpi e ka ndarë nga UP dhe Komuna, kurse shtepia është ndërtuar nga pagat dhe kreditë’.

Më 2011 ,si deklaron, Kuci ka blerë me kredi 5 ari tokë malore dhe ate me kredi e në vlerë prej 17,000.00 eurosh, kurse më 2012 poashtu me kredi ai ka filluar ndërtimin e një shtepi (vikendi) të madhësisë 115.00 metra katrorë e me kredinë e lartësisë 20,000.00 euro.

Pasuria luajtshme e zëvendës Kryeministrit të Kosovës përbëhet nga një veturë e re, e cila ka vlerën 12,000.00 euro dhe me të cilën gjatë vitit 2012 ai e zëvendësoi veturën e tij të vjetër që datonte që nga viti 2007.

Ministri I drejtësisë nuk ka aksione në asnjë kompani komerciale, kurse për paratë e gatshme të mbajtura në institucione financiare, ai thotë se ka 4 mijë euro në kontot personale dhe 6,000.00 euro në konto të fëmijëve. Zëvendëskryeministri ka detyrime financiare (kthim të kredive) në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Totali I të hyrave mujore të Hajredin Kucit janë 2,193 euro kurse të bashkëshortes së tij 468 euro. Origjina e të hyrav mujore të kryeministrit është: a) 1,183.00 euro në muaj nga Qeveria e Kosovës, b) 460 euro honorari për ligjërim në Universitetin Publik të Pejës, c) 480 euro në muaj për ligjërimin në Universitetin e Prishtinës dhe d) 70 euro honorare nga institucioni që identifikohet vetëm me akronimin KP.

AGIM ÇEKU

Gjithsej të hyra vjetore, Ceku ka 34,997 euro ose mesatarisht nga 2,916 euro në muaj. Vlera e përgjishme e pasurisë së tij të paluajtshme sillet në 545 mijë euro, por nga kjo pasuri paluajtshmëri në vlerë prej 50 mijë eurosh janë pronë e përbashkët e tij me familje, kurse paluejtshmëria në vlerë prej 495 mijë eurosh është pronarë vet Ministri me familjen e tij të ngushtë.

Sipas asaj që ka deklaruar në Agjencinë për luftë Kundër Korrupsionit Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës në pronë të paluajtshme personale ai ka : Një shtëpi banimi me oborr prej 1,684 metra katrorë, të cilën e ka marrë në vitin 2008, në shkëmbim me shtepinë në Fushë Kosovë. Vlera e shtëpisë deklarohet 200,000 euro; Ceku ka edhe shtëpinë tjetër të banimit të madhësisë 100 metra katrorë në 40 ari tokë, të cilën e ka trashëguar nga prindi në vitin 1999 dhe vlera e së cilës peshon 100 mijë euro; pastaj ai ka banesën 91.42 metra katrorë, që është dhënë në shfrytzim nga ushtria Kroate më 1995 dhe është blerë më vonë nga Ministri. Vlera e saj është 90,000.00 euro. Ai poashtu ka shtëpin për pushim me oborr 702 metra katrorë, që është ndërtuar me kredi, kurse toka e saj është blerë më 1997. Vlera e saj është 60 mijë euro. Ndër paluejtshmëritë Crku ka deklaruar edhe një banesë 62.94 m2, vlera e së cilës kap shumën prej 50 mijë eurosh dhe të cilën Ministri e ka blerë në vitin 2007, pastaj një garsonjerë 59.47 metra katrorë, me vlerë 35 mijë euqo që ai e bleu gjatë vitit 2004.

Ministri I FSK-së ka deklaruar edhe pasurinë e paluajtshme që janë pronë e përbashkëti e tij dhe familjes së gjërë. Fjala është për tokë bujqësore 2500 metra katrorë e blerë në vitin 2006 që vlerësohet të peshojë 50,000 euo.

Pasuria e luajtshme e Ministrit Ceku janë tri vetura, nga të cilat njëra është e tij personale dhe ka verë 15 mijë euro, kurse dy tjerat janë të fëmijëve dhe secila vlerësohet me nga 2 mijë euro.

Në bankë Ceku ka kursime në vlerë prej 2.834 euro, kurse detyrime finaciare ka 10 mijë euro ndaj Bankës BKT për kredinë që ka marrë për periudhën 2013-2015.

Ministri I FSK-së ka deklaruar se ka të hyra nga 4 burime, ndër të cilat njëra është paga e Ministrit 13,301 eeuro në vit dhe të hyrat nga Komisioni i Veteranëve në lartësi prej 720 eurosh në vit. Dy burimet tjera të të hyrave janë dy pensionet , ai i TMK-së (5, 376.00 euro në vit) dhe pensioni ushtarak nga Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë (15,600.00 euro në vit). Gjithsej të hyra vjetore, Ceku ka 34,997 euro ose mesatarisht nga 2,916 euro në muaj.

MEMLI KRASNIQI

Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqit I ka ënë dukshëm bugjeti personal. Nga 21,690 euro të hyra vjetore që i kishte deklaruar më 2011, (15,240.00 nga buxheti I Kosovës dhe 6,720.00 nga Kolegji Iliria) , sivjet të hyrat e tij vjetore janë 13,300.00 euro dhe ato vijnë nga një burim I vetëm, ai I qeverisë. Të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij, e cila punon në EULEX, janë pak a shumë të njejta sivjet me ato parvjet (rreth 15 mijë quro në vit).

Nga paluejtshmëritë, Ministri ka vetëm një apartament prej 105 metrash katrorë, që vlerësohet 100 mijë euro dhe që u ble na shitja e apartamentit të vjetër dhe kursimet gjatë vitit 2012.

Krasniqi nuk ka veturë, por një veturë modeste që vlerësohet 5,500 euro e ka bashkëshortja e tij. E njejta është blerë nga shitja e veturës së vjetër dhe kursimet në vitin 2010. Ndër paluejtshmëritë Ministri I Kulturës ka deklaruar bibliotekën që vlerësohet të peshojë rreth 10 mijë euro dhe që është pronë e përbashkët.

Kursimet e përgjithshme të familjes së ngushtë të Krasniqit kapin shumën 17 mijë euro. Nga to vetë Ministri ka të kursyera 5 mijë, bashkëshortja 6 mijë dhe fëmijët 6 mijë euro. Ministri dhe bashkëshortja nuk kanë detyrime financiare sepse si duket ata kanë kthyer 30 mijë eurot e dy kredive (nga 15 mijë) që I kishin marrë mes viteve 2009 -2013 për blerje dhe për renovim të apartamentit.

Krahasuar me vitin 2011, kur Ministri I Kulturës kishte deklaruar 21,690 euro të hyra vjetore, sivjet nga raporti I tij për deklarimin e pasurisë vërehet rënie e dukshme e të hyrave të tij personale që kësaj radhe ishin 13,300.00 euro, apo për afro 2 mijë euro më pak nga buxheti i Kosovës, ndërkohë që rënia tjetër vjen si rezultat i mungesës së honorarit prej 6,720.00 eurosh në vit, që i kishte marrë sipas deklarimit të viteve të mëhershme, e që më nuk e ka. Me fjalë tjera, familja e ngushtë Krasniqi, sipas deklarimeve të sivjetme ka 28,360 euro të hyra vjetore, nga të cilat vetëm 13.300 janë të hyra të gjeneruara nga Krasniqi, kurse pjesa tjetër nga paga e bashkëshortes së tij , e cila punon në EULEX.

Në formular nuk figurojnë të hyra tjera eventuale, si ato për shpenzime telefonash apo mëditje nga udhëtimet, sepse ato nuk kërkohen në mënyrë eksplicite me formularin e Agjencisë.

NENAD RASHIQ

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ndër paluejtshmëritë që I ka deklaruar e ceku shtëpunë prej 270 metrash katrorë, për të cilën pohon se e ka krijuar shitja e banesës në Kralev dhe kursimet mes viteve 2002 -2008. Vlera e saj peshon 200,000.00. Në pronë të përbashkët ai ka 5.50 hektarë tokë të punuar bujqesore, të trashëguar por nuk dihet në cilin vit , si dhe një truall me object, që sipas deklarimit ‘është në process të shitjes’ , tokë kjo që shtrihet në 16 ari dhe është blerë nga kurismet dhe kredia e bashkëshortes (2011 -2012). Vlera e tokës është 120 mijë euro.

Nga paluejtshmëritë vëtehet se Rashiq nuk ka veturë, por një veturë që ka vlerën 5 mijë euro e ka bashkëshortja e tij.

Familja e ngushtë Rashiq ka të kursyera 920 euro, kurse detyrimet financiare të saj janë 10 mijë euro (kredi).

Të hyrat vjetore personale të Ministrit Rashiq janë 18,420 euro në vit , nga të cilat 14,820.00 janë nga paga e Ministrit kurse 3,600 euro janë kompenzime nga biznsi N&N Comerc .

Në deklaratën e pasurisë, Rashi shpalon të hyrat vjetore të prindit (pension vjetor 2,160. Euro) dhe të hyrat vjetore të bashkëshortes, së punësuar në PTK në Gracanicë e që kapin lartësinë prej 9,456.00 eurosh në vit.

ENVER HOXHAJ

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka dy apartamente në pronësi të përbashkët, njëri 65 metra që vlerësohet 65,000.00 euro, e që u ble në vitin 2000, kurse tjetri 120 metra katrorë në vlerë prej 95 mijë eurosh i blerë poashtu në vitin 2000. Të dy apartamentet janë blerë para se Hoxhaj të bëhej Ministër dhe ato u blenë me mjetet e siguruara nga pagat dhe mëditjet. Të dy apartamentet janë renovuar mes viteve 2003 -2005, poashtu nga pagat e mëditjen dhe ato i kushtuan familjes Hoxhaj 90 mijë euro.

Ndër paluejtshmëritë, Hoxhaj ka deklaruarveturën Audi A6 , që peshon 10,000.00 e të blerë në vitin 2006 nga pagat dhe konsiderohet pronë e përbashkët e familjes së ngushtë.

Përderisa gjatë vitit 2011 Ministri kishte kursime në bankë në vlerë prej rreth 40 mijë eurosh, sivjet ato janë dukshëm më të ulëta dhe sillen në 12,478 euro.

Të hyrat vjetore të Ministrit Hoxhaj janë 21, 400 euro (15,240.00 paga vjetore primare, ajo e ministrit, dhe 6,160.00 paga vjetore sekondare nga Universiteti i Prishtinës), kurse të hyrat e përgjithshme të familjes së ngushtë janë 25,734 euro, ngritje kjo që rezulton nga paga vjetore e bashkëshortes së Ministrit ( 4,326. Euro në vit).

VLORA ÇITAKU

Sikurse tek Ministri Hoxhaj, as te Ministresha për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, vlera e paluajtshmërive nuk ka shënuar ngritje prej kohës kur ajo ndodhet në këtë post. Çitaku ka deklaruar dy banesa, të dyjat pronë e përbashkët familjare, ku njëra ka 90 metra katrore me vitin e përfitimit 1980 , kurse tjetra 57 metra katrorë dhe është blerë në vitin 2005. Vlera e të dy banesave bashkërisht është 140 mijë euro. Nga pasuria e luajtshme ndërkaq, Çitaku ka deklaruar një Reno Clio, që është poashtu pronë familjare e blerë në vitin 2006 dhe që peshon 6.500 euro.

Çitaku ka detyrime financiare (kredi) rreth 7 mijë euro dhe pagë mujore 1,270.50 euro. Përderisa gjatë vitit 2011 ajo kishte të kursyera në bankë 5 mijë euro, gjatë deklarimit të sivjetmë nuk figurojnë kurrëfarë kursimesh.

Si te shumica e ministrave tjerë, në të hyra nuk figurojnë mëditjet apo beneficionet e tjera eventuale, sepse një gjë e tillë nuk figuron fare në Formularin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

BESIM BEQAJ

Ministri për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqaj, është njëri nga Ministrat që në krahasim me vitin 2011 sivjet qëndron shumë më mirë. Më 2011 ai kishte deklaruar 27 mijë euro kursime, ndërkohë që sivjet para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare Ministri Beqaj i ka 88 mijë euro. Pos tjerash ai i ka punët më mirë edhe me kredi, të cilat si del nga raporimi i parvjetëm dhe i sivjetmë i pasurisë, duket se i ka paguar , në disa raste ndoshta edhe para afatit të tyre përfundimtar. Në vitin 2011 Beqaj ka deklaruar 170 mijë euro detyrime financiare (kredi), sivjet atij I kanë mbetur vetëm 10 mijë.

Pasuria e paluajtshme e Beqajt përbëhet nga shtëpia prej 393 metrash katror dhe një trualli që ka vlerën 232 mijë euro, si dhe nga toka prej 1 mijë metra katrorë me vlerë prej 30 mijë eurosh. Të dy këto patundshmëri Beqaj I ka blerë nga kursimet dhe kreditë gjatë viteve 2008, respektivisht 2007. Patundshmëritë tjera janë të përbashkëta familjare, porn ë formular Beqaj ka shpaluar vlerën e vetëm njërës nga to (550 mijë euro). Pjesa tjetër e patundshmërive të përbashkëta mbetet e pa deklaruar për vitin e përfitimit dhe vlerën e saj.

Nga pasuria e luajtshme, Beqaj ka deklaruar dy vetura, vlera e përbashkët e të cilave është 62 mijë euro.

Ministri Beqaj ka të hyra nga tri burime. Gjithësej të hyra vjetore janë 22,480 euro (13,680.00 paga e minitrit, 6,000.00 nga UP-ja, 1,800.00 honorare nga Kolegji Cambridge). Krahas të hyrave personale vjetore ai ka deklaruar mbi 50 mijë euro të hyra vjetore të prindit dhe bashkëshortes së tij, mjete këto që kryesisht janë nga pagat Cambridge School dhe Gjimnazi Cambridge në Pejë. Nga Cambridge, Beqaj sivjet I ka deklaruar si honorare personale 1,800 euro, kurse parvjet ai kishte deklaruar 18 mijë euro nga ky burim. Parvjet në formularin e deklarimit të pasurisë nuk ka figuruar fare prindi, i cili sivjet është deklaruar se ka të hyra rreth 48 mijë euro.

MAHIR YAGCILAR

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka deklaruar dy funksione, ate të ministrit dhe ate të kryetarit të Partisë “Kosova Demokratik Tyrk Partis”. Ministri ka deklaruar se ka 126.000 euro para të gatshme të mbajtura në institucione dhe detyrime financiare (kredi) në vlerë prej 36 mijë eurosh, detyrim ky që ka bashkëshortja e tij ndaj NLB-së, për kredinë e ngritur për blerjen e banesës më 2012.

Ministri ka deklaruar të hyrat e tij vjetore në vlerë 19.674 euro, ndërsa bashkëshortja, ka të hyra vjetore 9.465 euro.

RAME BUJA

Ramë Buja, Ministër në Ministrinë e Arsmit, Shkencës dhe Teknologjisë ka deklaruar dy poste, atë si ministër dhe profesor në AAB Riinvest .

Si pasuri të paluajtshme ministri ka deklaruar banesë (e blerë në vitin 2003) në vlerë prej 133.000 euro, në pronësi të përbashkët; pastaj shtëpi dhe truall (e blerë në vitin 2007), në vlerë 100.000 euro, pronësi e përbashkët dhe oborr (i blerë në vitin 2001), në vlerë 15.000 euro, pronësi kjo poashtu e përbashkët.

Si pasuri të luajstshme, Buja ka deklaruar veturën e tij, e cila është blerë me kredi në vitin 2010 në vlerë prej 21.000 euro, pasuri kjo në pronësi të përbashkët gjithashtu.

Të hyrat vjetore ministri i ka deklaruar në vlerë 25.000 euro nga dy vendet e tij të punës. Nga MAShT ai merrë, 12.960 euro në vit, ndërsa nga AAB Riinvest 12.600 euro në vit.

Të hyrat e familjes së tij janë, nga njëri fëmijë, 6.480 euro nga QAK dhe nga gruaja, e cila punon në MFSK 9480 euro.

IBRAHIM MAKOLLI

Ibrahim Makolli, ministër në Ministrinë e Diasporës (nga viti 2011) ka deklaruar dy poste, atë si ministër dhe Sekretar i Përgjithshëm në Aleancën Kosova e Re (nga viti 2007).

Si pasuri të paluajtshme Ministri ka deklaruar një banesë (të blerë në vitin 2006) me vlerë 60.000 euro, në pronësi të përbashkët dhe 12 hektarë tokë e trashëguar, vlera e të cilës nuk është treguar.

Si pasuri të luajtshme Makolli ka deklaruar veturën Volvo, e blerë në vitin 2008 (me kursime) me vlerë 5.000 euro. Makolli ka deklaruar se ka detyrim ndaj TEB Bankës, 15.000 euro për blerje të banesës.

Ministri Makolli ka deklaruar pagën prej 1108 eurosh në muaj.

FEHMI MUJOTA

Fehmi Mujota, Ministër në Ministrinë e Infrastrukturës nga patunshmëria ka deklaruar një tokë bujqësore me vlerë 200.000 euro, pronë kjo sipas ministrit e trashëguar dhe një banesë (e blerë në vitin 2010) me vlerë 74.600 euro.

Si pasuri të luajtshme ai ka deklaruar veturën, veturë kjo e blerë në vitin 2012, në vlerë prej 5.300 eurosh në pronësi të bashkëshortes.

Si detyrime financiare Mujota ka deklaruar 10.000 euro. Të hyrat vjetore të Mujotës janë 15.000 euro paga nga MI dhe 4.372 euro paga mujore e gruas së tij nga MPMS.

DARDAN GASHI

Dardan Gashi, Ministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (që nga viti 2011 ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej 1,200.000 euro, nga të cilat 730 mijë janë pronë e familjes së ngushtë, ndërkohë që të tjerat janë pronë e përbashkët. Sipas burimeve të Infoglobit, e gjithë patundshmëria daton nga koha para se Gashi të bëhej Ministër, kryesisht gjatë kohës kur ai dhe bashkëshortja e tij kanë punuar jashtë Kosovës dhe kryesisht për organizatat ndërkombëtare.

Duket se Ministri Gashi është I vetmi që posedon letra me vlerë. Ai ka deklaruar se posedon edhe 2 letra me vlerë, 15 dhe 145 euro, letra këto që datojnë që nga viti 1996.

Para të gatshme të mbajtra në institucione financiare Gashi ka deklaruar 30.000 euro, nga të cilat 11.000 janë të bashkëshortes.

Detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik Gashi ka deklaruar 10.000 euro kredi.

Të hyrat vjetore, të Ministrit Gashi janë rreth 33 mijë euro, nga të cilat 15.240 janë të Qeverisë së Kosovës, kurse të tjerat nga të drejtat e autorësisë . Bashkëshortja e ministrit Gashi, gazetare në Austri, ka të hyra gati dy herë më të mëdha (75.000 euro) se Ministri Gashi.

BAJRAM REXHEPI

Ish Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, aktualisht Ministër i Punëve të Brendshme (nga viti 2011), njëherësh nënkyetar i PDK-së që nga viti 1999, ka deklaruar të hyra vjetore 13 mijë euro nga paga dhe 7 mijë euro të hyra nga paga e bashkëshortes, e cila punon në PTK.

Nga patundshmëritë Rexhepi ka deklaruar shtëpinë familjare (të blerë më 1996) me vlerë 150.000 euro, banesën (e blerë mes viteve 2005-2008) në vlerë prej 85.000 eurove ( nga mjetet e prejardhjes së pasurisë 30000 euro dhe 20000 nga kompenzimetpër Këshilldhënie të kompanisë energjetike CEZ-AES.

Ai ka veturë Range Roëer me vlerë 80.000 euro dhe kursime në bankë në vlerë 25 mijë eurosh. Detyrimet financiare kanë të bëjnë me kredinë për veturë, shumë kjo që është 30.000 euro në kohëzgjatje 5 vite.

FERID AGANI

Ferid Agani, Ministër i Shëndetësisë (që nga viti 2011) ka deklaruar

truallin në vlerë prej 75.000 eurove (prejardhja e pasurisë, kompenzim për huan prej 25.000 e dhënë para 4 viteve dhe kredia në NLB); pastaj banesën, (e blerë në vitin 1998) në vlerë prej 150.000 euro; Banesën e vajzës, e blerë në bazë të kredisë në vlerë prej 65.520 euro dhe truall në vlerë prej 25.000 euro të blerë në fund të vitit.

Si pasuri të luajtshme Agani ka deklaruar automjetin Toyota Rav 4 2006, të blerë në vitin 2008, paisje medicinale të blear më 2008, orendi shtëpiake dhe stoli ari të blera nga kursimet në vitin 1998 dhe 1986.

Si para të gatshme në institucione financiare Agani ka deklaruar 1373 euro në TEB Bankë, 2560 në NLB dhe 510 në Bankën Ekonomike; ndërsa si detyrim ndaj personave juridik dhe fizik ai ka listuar kredinë që ka ndaj NLB-së, në vlerë 150.000 euro (2012-2018).

Të hyrat vjetore të Aganit janë 15.246 nga paga e Ministrit dhe 3,647 euro të hyra nga Studioja mjekësore Agani. Bashkëshortja e tij merrë 6000 euro nga QKUK dhe 3200 euro nga Fakulteti i Mjekësisë, kurse fëmijët kanë pagën vjetore rreth 10 mijë euro.

Ministri Agani ka deklaruar edhe të hyrat dhe shpenzimet e Ambulancës Neuropsikiatrike ‘Studio Agani’. Sipas tij gjatë vitit 2012 ambulanca pati të hyra 16,465, shpenzime – 12,817 e fitim 3,647.

Shtimi i pasurisë së paluajtshme është bërë falë 100 000 eurosh kredi, të marra në NLB, mjete këto me të cilat, si ka deklaruar Agani, ‘Ka paguar kistin e parë të shtëpisë në lagjen Marigona të Komunës së Prishtinës (kontrata Nr 680/65 të datës 19.04.2012).

DALIBOR JEVTIC

Ministri për Komunitet dhe Kthim, Dalibor Jevtic ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej 295 mijë eurosh, nga të cilat 43 mijë janë blerë gjatë vitit 2013 kurse tjerat janë prona të trashëguara nga ai apo bashkëshortja ndërmjetë viteve 2000 -2009.

Nga viti 2010 ai ka aksione prej 1 për qind në Telekom, pastaj ka veturën passat të blerë më 2009 në vlerë 30 mijë eurosh, kursime prej 85 mijë eurosh , dhe detyrime ndaj bankave 10 mijë euro.

Ministri Jevtiq ka deklaruar pagën mujore për këtë post në vlerë 1, 108 euro, pagën nga partia e tij në Gracanicë (SLS) – 500 euro në muaj dhe të hyrat vjetore nga kamatat e kursimeve të deponuara në vlerë prej 9 mijë eurosh.

Provo po ashtu

Djali i Sorosit: Evropa duhet të konfrontohet me ‘Albanofobinë’

Alexander Soros, djali i filantropisit të njohur, themeluesit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.