Ballina / KOSOVA / Deklaratat e Shkumbin Mehmetit, reagojnë Ibrahim e Qerim Kelmendi
ibrahim kelmendi

Deklaratat e Shkumbin Mehmetit, reagojnë Ibrahim e Qerim Kelmendi

Pas deklaratave të dëshmitarit Shkumbin Mehmeti, i cili ka akuzuar të enjten mbrëma Qerim dhe Ibrahim Kelmendin për organizim të vrasjeve të pasluftës në rafshin e Dukagjinit në Kosovë, të apostrofuarit kanë cilësuar akuzat e të parit si shpifje ndhe të pavërteta.

Mehmeti ka thënë se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK’së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt. Ai ka folur edhe për vrasjen e Sebahate Tolajt dhe për disa vrasje të pasluftës në Kosovë.

“Shpifjet e Shkumbin Mehmetit, me gjasë të bëra me porosi, nuk më bëjnë tashmë ndonjë përshtypje, sepse janë duke u riaktualizuar, sa herë që duan të me pengojnë në kundërshtimet e demaskimet politike që po ua bëjë marionetave komplotistë”, ka thënë ai.

Kelmendi ka thënë se nuk ka pasur asnjë arsye konkrete, racionale, as kurrfarë të tjera, as private, të urdhëroi këdo qoftë për vrasjen e Ismail Hajdarit, sepse ai ishte vlerë e UÇK-së.

“Ai sapo ishte konfliktuar me Ibrahim Rugovën, meqë ishte kundër që ai të votohej për president i UNMIK-istanit me vota të “povratakut” serb, siç quheshin 10 deputetët serbë. Prandaj qysh atëherë pata shkruar, se duhet ta ketë vra shërbimi serb, për t’i diciplinuar deputetët e LDK-së të rreshtohen pas NJESHIT dhe të akuzojnë “krahun e luftës” për vrasje të tij. Ndërsa sa i përketë Tahir Zemajt, përherë e kam urrejt si marionetë serbe, si narkodiler, si vrasës i dyshuar, si kriminel ordiner në Gjermani, si komplotist e diversionist gjatë Lufte,por nuk kam gjykuar se ia vlen të vritet, jo për shkak të ndonjë keqardhje, por për shkak të interesit nacional, meqë unë përherë kam vlerësuar, se më të fituar do të jemi nëse nuk fillojmë me vrasje konspirative, edhe kur e meritojnë të vriten”, ka deklaruar Ibrahim Kelmendi.

Ai ka treguar se Shkumbin Mehmetin ka pasur rast ta njoh e ta shoh gjatë procesit gjyqësor në burgun e Dubravës së Istogut, ku i bëhej gjyq një “grupi”, si organizatorë të trazirave të vitit 2004.

“Në atë “grup” aksidentalisht ishte edhe Vëllai im dhe shkoja për të përcjellë procesin gjyqësor. Qysh atëherë kam vërejt se Shkumbini nuk e kishte vendin në atë shqyrtim gjyqësor, por në psikiatri të mbyllur” .

“Edhe për atë proces gjyqësor, për të cilin zhurmohej me pompozitet të madh, hetuesit Fadil Syleviqi e Gojar Kelmendi kishin përgatit keq dëshmitar të rrejshëm, një burgagji ordiner. Fatmirësisht kryetari i trupit gjykues, një gjerman vërtet profesionist e korrkt, zbuloi si akuza bazohej në dëshmitar të dresuar, prandaj gjithë grupin e pat shpall të pafajshëm. Por fatkeqësisht vuajtën nga 22 muaj burg, me sa mbaj mend”

Kelmendi thotë se tani nuk po di kujt po i intereson ky dëshmitar, qe sipas tij është i i rrejshëm, si hakmarrja.

“Para sa kohëve i njëjti pat shpifur se unë i kisha dhënë 240 mijë euro për vrasje të Xhavit Halitit. Dhe mbi bazën e asaj “dëshmije” Xhavit Haliti pat bërë padi. Të paktën kështu që prononcuar për media. Por, nuk me pat thirr askush për të më marrë në pyetje. Uroj t’i ndërpresin këto lloj komplotësh hakmarrëse dhe të përballemi qytetarisht për kundërshtitë e inatet që kemi, qysh nga vitet e paraluftës”, ka treguar , Ibrahim Kelmendi.

Dëshmitari ka thënë po ashtu se Kelmendët kanë ngakuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, deputet i PDK’së – por se plani për vrasjen e tij ka ngecur.

Ka reaguar edhe Qerim Kelmendi. i cili i ka cilësuar akuzat si “telenovelë”.

qerim kelmendi

“Telenovela që po tjerret qe 10 vite ! E paska zbulue Makinën ne Avull !”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, duke komentuar akuzat e Mehmetit.

Shkumbin Mehmeti, është dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale dhe ndodhet në burg prej vitesh. Ai mes tjerash ka folur për vrasjen e policëve të UNMIK-ut e të Kosovës si dhe për organizimin e trazirave të vitit 2004, për të cilat ka thënë se kanë pasur mbështetjen e individëve të të gjitha partive politike të dala pas luftës. Sipas rrëfmit të tij, institucionet e drejtësisë kanë pasur të dhëna për shumë vrasje, përfshirë ato që i ka kryer vetë Shkumbini, Florim Ejupi e Agron Sylejmani, por prokuroritë i kanë fshehur të dhënat.

Sipas Mehmeti gjatë “karrierës së tij prej vrasësi” ka pasur takime me njerëz të fuqishëm, që kanë kërkuar tërheqjen e tij dhe të grupit nga disa veprime” duke u premtuar atyre se do të amnistohen pas pavarësisë së Kosovës.

Check Also

mishi i prishur

Musliu: Të shtohet kontrolli në thertoret vendore

Kuvendi i Kosovës po debaton për skandalin e mishit në Kosovë, i thirrur nga deputetja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *