Ballina / Shëndet & Fitnes / Dehja pa alkool? Edhe kjo është e mundur
dehja_infoglobi

Dehja pa alkool? Edhe kjo është e mundur

Para se ta derdhni Sauvignon Blanc në lavaman ose tualet, ju informojmë se ky artikull nuk ka të bëjë me dehjen e vërtetë ose me konsumimin e alkoolit në përgjithësi.

Hulumtimet e reja sugjerojnë se mungesa e gjumit mund ta ngadalësojë shpejtësinë e komunikimit dhe ta parandalojë ruajtjen e informacionit. Studiuesit zbulojnë se lodhja mund të ketë efekt të njëjtë në tru si konsumimi i alkoolit.

Hulumtuesit i ekzaminuan pak para operacionit trurët e 12 pacientëve që vuanin nga epilepsia. Mungesa e gjumit mund të çojë në sulme epileptike. Kjo është arsyeja se pse pacientët, gjatë hulumtimit, duhej të qëndronin zgjuar gjithë natën. Kjo u ka mundësuar studiuesve që ta studiojnë ndikimin e mungesës së gjumit në funksionimin kognitiv të pacientit.

Gjatë natës, hulumtuesit vendosën elektroda në pjesëmarrësit dhe u kërkuan atyre që ta kategorizonin një sërë fotosh sa më shpejt që të ishte e mundur. Elektrodat e matën aktivitetin e qelizave të trurit, veçanërisht lobit temporal i cili është i lidhur me epilepsinë. Ata zbuluan se tek pacientët që filloi t’u vinte gjumi aktiviteti i trurit filloi të binte.

Ndryshe nga reagimet e zakonshme të shpejta, neuronet në fazën e lodhjes reaguan ngadalë dhe transmetimi i informacionit zgjati më shumë se zakonisht.

Mungesa e gjumit ua ka pamundësuar pacientëve që t’i transmetojnë me shpejtësi stimujt vizualë në mendime, gjë që mund të rezultojë në probleme serioze për shoferët e lodhur dhe shoferët nën ndikimin e alkoolit. Shoferi i lodhur mund t’i perceptojë këmbësorët, por truri i tij do të reagojë me vonesë. Ajo që është shqetësuese është se nuk ekziston asnjë test i cili mund ta identifikojë shoferin e lodhur, siç është rasti me shoferin që është nën ndikimin e alkoolit dhe alkotestit.

Mos harroni se gjumi, për një jetë cilësore dhe të shëndetshme, është po aq i rëndësishëm sa edhe aktiviteti i përditshëm fizik dhe ushqimi i shëndetshëm, prandaj sigurojani organizmit tuaj një shkuarje më të hershme në shtrat dhe gjumë nga 7 deri në 8 orë në ditë.

 

Provo po ashtu

ushqim jo i shendetshem

Cilit ushqim duhet t’i shmangeni gjatë darkës

Ne të gjithë e dimë mjaft mirë se çfarë është e mirë dhe çfarë jo …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.