fbpx
deda-ilir_infoglobi

Deda: Të publikohet marrëveshja VV-AKR për Prishtinën

Ilir Deda ka kërkuar nga Shpend Ahmeti dhe Selim Pacolli t’a publikojnë marrëveshjen të cilën e arritën sot për Prishtinën.

“Programi dhe implementimi i programit” u përmendën nga Selim Pacolli, si pika kryesore për arritjen e marrëveshjes, por kjo është e gjitha çfarë është bërë e ditur prej AKR-së e VV-së. “Pikat e pajtimit” nuk dihen akoma se cilat janë.

Për këtë, deputeti Ilir Deda ka kërkuar nga këto dy subjekte që të tregojnë se për çfarë u pajtuan e këtë ta kuptojnë edhe qytetarët.

“A ka mundësi të publikohet marrëveshja VV-AKR për Prishtinën, që ta dijë çdo qytetar në cilat pika programore ka pasë dakordim të dy partive?”, ka shkruar Ilir Deda në Facebook.

Më parë ishin takuar edhe Rrahim Pacolli me Shpend Ahmetin dhe pas këtij takimi u tha se pozita e nënkryetarit do t’i jepej Rrahimit në rast të ndonjë marrëveshjeje.

Tani koalicioni u arrit por nuk dihet akoma mbi çfarë bazash u formua, e për çka realisht u morën vesh ata.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.