fbpx
ilir deda

Deda: Kosova nesër vendos të ecë përpara ose të izolohet

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda thotë se nesër Kosova vendos të vazhdojë izolimin apo mbase do të përcaktohet që të ecë përpara drejt të ardhmes.

Duke iu referuar votimit për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, që pritet të bëhet në seancën e radhës, e ku ende mungojnë votat e mjaftueshme që ai të kalojë, Deda ka shkruar:

“Nesër, 120 deputetë e kanë në dorë izolimin apo ecjen e Kosovës me perëndimin. Për pasoja s’ka nevojë të shikojmë larg nesh, ato janë këtu – mund t’i shohim rreth nesh.

Para gati 3 dekadash, shqiptarët në Kosovë u rreshtuan kah perëndimi dhe me këtë rreshtim u arrit edhe çlirimi edhe pavarësia e Kosovës.

Para gati 3 dekadash, në Shqipëri po shembej një prej regjimeve më të egra komuniste në botë. “Bar do hamë, por kurrë nuk i dorëzohemi imperializmit dhe revizionizmit perëndimor” ishte parulla dhe ideologjia enveriste, me të cilën Shqipëria u mbajt e izoluar me dekada. Pasojat e atij regjimi ende shihen në Shqipëri, edhe pas 30 vjetëve.

Para gati 3 dekadash Serbia – në dehjen nacionaliste dhe shoveniste – vendosi që të konfrontohet me shtetet perëndimore që t’i “korrigjojë të gjitha padrejtësitë historike të bëra ndaj popullit serb”. Tokat dhe territoret serbe nuk mund t’i faleshin armiqëve të përbetuar me shekuj, bërtisnin gjithandej ekstremistët serbë të gjitha kategorive – politikanë, pozitë e opozitë, akademikët e ndryshëm, të shkolluarit dhe të paarsimuarit. Dihet si përfundoi dehja shoveniste dhe nacionaliste serbe”.

LEXO EDHE:

Për demarkacon mungojnë edhe disa vota

@InfoGLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.