fbpx
ilir deda

Deda: EULEX-i e ka fajin që politikanët e kapën shtetin

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ishte i ftuar në emisionin “Click” të RTV21 ku u diskutua për kushtin e dytë të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovës, korrupsionin.

Ai tha se populli nuk duhet ta vuajë paaftësinë e politikanëve që janë në krye të institucioneve. Deda fajëson EULEX-in dhe Bashkimin Evropian për siç tha ai, kapjen e shtetit.

“Unë nuk mendoj që populli jonë duhet me vuajt paaftësinë e politikanëve të cilët e udhëheqin shtetin, e të cilët janë të përfshirë në krim të organizuar, e të cilët votohen prej një pjese të njerëzve. Nuk mundet krejt populli i Kosovës me vuajt këtë. Në këto 10 vjet të kapjes së shteti ja kemi parë sherrin edhe EULEX-it, çfarë ka bërë ai mision këtu. Para syve të tyre ka ndodhur kapja e shtetit edhe na e fajësojmë edhe Bashkimin Evropian që e ka lejuar Kosovën me u zhytë në këtë”, tha Deda.

Deputeti është i mendimit që prokurorët dhe gjykatësit të cilët frikësohet ta kryejnë punën e tyre, duhet të tërhiqen.

“Nuk po them që prokurorët e Kosovës e gjykatësit amnistohen prej papërgjegjësisë së tyre. Nëse frikësohen me kry punën e vetë, le të tërhjeken. Na duhet të mbërrijmë në një pikë që nëse dikush atje që është pjesë e grupit të madh kriminal politik apo edhe i nëntokës e kërcënon një dëshmitarë, policia shkon e arreston kërcënuesin”, shtoi ai. Sipas Dedës, shteti duhet të jetë më i fortë sesa ku jemi ne sot. “Ne jemi shtet i dobët”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.