Ballina / Biznes / Karrierë / Davosi dhe temat e debateve
davos

Davosi dhe temat e debateve

Forumi Ekonomik Botëror në Davos po prezantohet këtë vit me shumë pasion. Në rend dite janë temat si papunësia dhe dallimet mes të pasurve dhe të varfërve.

Klaus Schwab, themelues i Forumit Ekonomik Botëror (WEF), kërkoi nga pjesëmarrësit që në fillim që në Davos të mos koncentrohen vetëm tek ekonomia. “Megjithë biznesin dhe punët e shumta, të cilat mund t’i kryeni ndoshta këtu, megjithë debatet e shumta politike – në fund me rëndësi është shpirti, të rëndësishme janë vlerat”, tha Schwab në fjalën përshëndetëse.

Ndër 2500 pjesëmarrësti janë edhe shefat e bankave dhe sipërmarrjeve të mëdha, presidentët dhe kryeministrat e 40 vendeve, ekonomisë dhe yje, si për shembull aktori Matt Damon apo muzikanti Bono.

Schwab e ka ftuar të marrë pjesë edhe Papa Françeskun, i cili nuk erdhi personalisht, por ka dërguar një mesazh përshëndetës. Është e vërtetë që duke i falënderuar ekonomisë është zbutur varfëria, por kjo ka rritur edhe dallimet mes të pasurve dhe të varfërve. “Shumica e njerëzve në kohën tonë jeton ende në pasiguri të përditshme, shpesh edhe me pasoja dramatike.”

Papa apelon tek përgjegjësit dhe pjesëmarrësit e Forumit. Klaus Schwab bëri të qartë se qëllimet e Forumit të 44 janë shumë të larta: “Duam që gjendja në botë të përmirësohet.”

Në fillim u bë analiza e gjendjes, ku bën pjesë edhe pyetja: a është përmirësuar ndërkohë gjendja në Evropë. Parimisht atmosfera në Davos është më optimiste se në vitet e kaluara. Eurozona nuk është shkatërruar siç mendohej në vitet e kaluara. Por megjithë rezultatet pozitive Axel Weber, ish shef i Bankës Federale Gjermane, Bundesbank dhe sot nënkryetar i bankës zviceriane UBS, ka dhe disa shqetësime.

Rritje tepër e dobët

SHBA janë rimëkëmbur nga kriza shumë më mirë se evropianët, mendon Weber. Vetëm rritja ekonomike në Gjermani është e kënaqshme, ndërsa pjesa tjetër e Evropës ka vështirësi të mëdha. “Rimëkëmbja ekonomike po shkon ngadalë, vende të reja pune nuk ka. Ne kemi nevojë për vende të reja pune, për të dalë nga kriza.”

Në BE mesatarisht çdo i nënti është i papunë, ndërsa në vendet si Spanja apo Greqia, çdo i katërti. Kjo gjendje ka forcuar grupet ekstremiste, të cilat po e shfrytëzojnë këtë gjendje, thotë Pierre Nanterme, shef i Shoqatës franceze për konsulencë, Accenture. Ai beson se shumë qytetarë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian mund të votojnë kundër partive të deritanishme të mëdha.

“Kujt i intereson se çka po flitet?”

Për këtë e ka fajin edhe ekonomia, sepse deri më tani nuk është shqyrtuar pyetja se çka po bën Evropa për të zbutur problemin e dallimeve mes të pasurve dhe të varfërve. “Gjithmonë flitet për unionin e bankave dhe Bankën Qendrore. Por kjo i intereson vetëm elitës”, thotë Nanterme. “Njerëzit në rrugë nuk interesohen për këto gjëra. Ata duan të kenë një vend pune.”

Më të prekurit në BE nga papunësia janë të rinjtë. “Rinia është humbësi më i madh i krizës”, thotë Axel Weber. Por papunësia e të rinjëve është problem edhe në pjesët e tjera të Botës. “Me këtë temë duhet të konfrontohen të gjithë, jo vetëm vendet industriale dhe në zhvilli, por edhe Afrika”, pohon Alika Dangote, sipërmarës nga Niegeria dhe njeriu më i pasur në Afrikë. “Ne duhet të mundësojnë shkollimin e të rinjtëve dhe përgatitjen më të mirë, nëse duam zhvillim më të shpejtë.“

Largimet si “masë”

Në shumë vende të Evropës të rinjtë nuk gjejnë punë, megjithë arsimimin e mirë. Sir Martin Sorell, shef i WPP në Londër, sipërmarrjes më të madhe të marketingut dhe komunikimit, kërkon një treg më fleksibël të punës. “Duhet të shikosh vetëm sjelljen e CEO në Evropën Perëndimore“, thotë Sorrell. “Brenga e tyre kryesore është jo përmirësimi i gjendjes dhe rritja ekonomike, por reduktimi i numrit të bashkëpunëtorëve.“

Argumenti i tyre është që me largimin e njerëzve krijohen edhe vende pune për të rinjtë. Sindikatat dhe ligjet për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve pengojnë në këtë mes. Megjithë pohimet e shumta, duket se Davosi ende nuk ka ndihmuar për ndryshimin rrënjësor të gjendjes.

@Fluidi

Provo po ashtu

euro-valuta-shuma-e-vogel_infoglobi

BSPK: Paga minimale të bëhet 300 euro

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që paga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.