Ballina / Shkencë / David Kring: Shkëmbi më i vjetër i Tokës ndodhej në Hënë
shkembi me i vjeter i tokes ndodhej ne hene

David Kring: Shkëmbi më i vjetër i Tokës ndodhej në Hënë

Një shkëmb i Tokës, ndoshta më i vjetri i njohur deri tani, u zbulua brenda një prej shkëmbinjve hënorë të sjellë në Tokë në vitin 1971 nga misioni ”Apollo 14”.

Ky është një fragment që daton të paktën katër miliardë vjet më parë dhe u hodh në Hënë, atëherë shumë afër, nga ndikimi i një asteroidi.

Kjo është analiza e një grupi të koordinuar nga gjeologu hënor David Kring i Institutit Hënor dhe Planetar në Hjuston, i cili botoi kërkime në revistën ”Earth and Planetary Science Letters”.

Zbulimi mund të “ndihmojë për të pikturuar një pamje më të plotë se si ishte Toka e re dhe bombardimet e asteroideve që ndryshuan planetin tonë”, vëren Kring.

Sipas Kring, ndikimi i një asteroidi në Tokë e kishte hedhur fragmentin në Hënë, e cila atëherë ishte tre herë më afër Tokës se sa është sot.

Fragmenti dy centimetërsh u përfshi më vonë nga një gur hënor që u mblodh nga astronautët e ”Apollo 14” dhe u kthye në Tokë në vitin 1971, përcjell Atsh.

Për të gjetur origjinën e shkëmbit ishin gjurmët e mineraleve të gjendur atje: një përzierje e kristaleve të kuarcit dhe zirkonit.

@Fluidi

Provo po ashtu

atmosfera e tokës po rrjedh në hapësirë

Dërgohen organe njerëzore në hapësirë

Mushkëritë, veshkat, palca e kockave dhe kërcirit: një ngarkesë me organe njerëzore në miniaturë përgatitet të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.