Ballina / KOSOVA / Dashi: Të gjitha Komunat drejtohen nga meshkujt
unicef

Dashi: Të gjitha Komunat drejtohen nga meshkujt

Feride Dashi, Zyrtare për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Zyra e UNICEF në Kosovë, në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka folur për Ditën Ndërkombëtare të Vajzave.

Dashi tha se më rastin e kësaj ditë, sot do të zhvillohen disa aktivitete që i përkojnë kësaj ditë të rëndësishme siç tha ajo për kyçjen e vajzave në gjitha sferat dhe marrjen më të madhe të përgjegjësive nga ana e vajzave. Sipas saj, Kosova nuk duhet të krenohet me fatin se ka pasur një presidente të vendit. Dashi thotë se asnjë komunë e Kosovës nuk menaxhohet nga ndonjë femër.

“Prej viti 2011 Kombet e Bashkuar kanë vendosur ta organizojnë ditën e vajzave. Prej vitit 2011 në Kosovë shënohet dita e vajzave. Sot bashkë me UNICE e kemi vendosur ta shënojmë këtë ditë më disa aktivitet të ndryshme”, tha ajo.

“Sot kemi një numër të vogël të vajzave që janë të angazhuara në teknologjie, por edhe në lëmi tjera të jetës sonë. Kemi vajza në Kosovë që fatkeqësisht martohen herët, kemi vajza që fatkeqësisht mbesin shtatzënë herët, sepse nuk ka mekanizma që i mbrojnë ato”.

“Ne nuk duhet te kënaqemi me shembullin që kemi pasur një presidente, sepse sot kemi 38 komuna dhe asnjë femër nuk drejton asnjërën nga këto komuna”, theksoi ajo.

@Fluidi

Provo po ashtu

Sa është i sigurt sektori financiar në Kosovë?

Sa është i sigurt sektori financiar në Kosovë?

Rritja e shpejtë e kredive nëpër disa segmente, nuk paraqet shqetësim për sigurinë në sektorin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.