Ballina / RAJONI / DASH: Të zhgënjyer për negociatat, presin ‘po’-në para majit

DASH: Të zhgënjyer për negociatat, presin ‘po’-në para majit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas vendimit të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një reagim të publikuar të premten, DASH thekson:

Ne jemi të zhgënjyer që Këshilli Evropian nuk njohu përpjekjet për reformat e forta të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur tani negociatat për anëtarësim.

Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik.

Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “JO” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Evropian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor majin e vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.