Ballina / KRYESORE / DASH: Shqipëria, vend i vështirë për biznes, korrupsioni problem
DASH Shqipëria, vend i vështirë për biznes, korrupsioni problem

DASH: Shqipëria, vend i vështirë për biznes, korrupsioni problem

Një raport i Departamentit të Shtetit citon investitorët e huaj, sipas të cilëve Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes.

Në pjesën për Shqipërinë, raporti i DASH për klimën e investimeve thotë se investitorët e hua përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme me të cilat vazhdon të përballet Shqipëria.

“Zbatimi i reformës gjyqësore është duke u zhvilluar, duke përfshirë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjeguar, por investitorët e huaj e perceptojnë klimën e investimeve si problematike dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes,” thuhet në raport.

Investitorët, – thotë raporti, – ankohen se zyrtarët përdorin rregulloret e vështira për t’u interpretuar ose legjislacionin jo konsistent si mjete për t’i larguar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën. Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit, – thuhet aty, – ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime të mirëfillta me komunitetin e biznesit.

Investitorët e mëdhenj të huaj njoftojnë për presione për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politikanët dhe shprehin shqetësimin se gjatë veprimtarisë së tyre në Shqipëri, Akti i Luftës kundër Praktikave Korruptive Jashtë nuk gjen zbatim, thuhet në raport.

Raportimet për korrupsion në praktikat qeveritare të prokurimit janë të zakonshme, thuhet në raport.

Duke trajtuar çështjen e PPP-ve (kontratat e partneritetit publik privat) në Shqipëri, Departamenti i Shtetit thotë se përdorimi në rritje i këtyre kontratave ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe konkurrencën e investitorëve të huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

Sipas raportit të DASH, analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP vazhdojnë të jenë shqetësim. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2017, thuhet në raport.

Raporti thotë se të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër, pasi në Shqipëri është e vështirë të marrësh një titull të qartë pronësie.

Njerëz të paskrupullt, thuhet në raport, manipulojnë sistemin e korruptuar të gjykatave për të marrë titullin e pronësisë për toka që nuk janë të tyret; ndërkohë, agjencia e ngarkuar me prishjen e ndërtesave të ngritura në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International për vitin 2017 e rendiste Shqipërinë në vendin e 91 nga 180 vende, një rënie prej tetë vendesh nga një vit më parë. Si e tillë, Shqipëria tani perceptohet si vendi i dytë më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria, thotë raporti, vazhdoi të paraqitet dobët në fushën e zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës dhe përftimit të energjisë elektrike.

Sistemi ligjor shqiptar presupozon që të mos ketë diskriminim ndaj investitorëve të huaj. Traktati i Investimeve Dypalëshe me SHBA, i cili hyri në fuqi më 1998, garanton që investitorët e SHBA të kenë trajtimin e vendit më të favorizuar, thuhet në raport.

Sipas raportit, energjia, turizmi, furnizimi me ujë dhe kanalizimet, rrugët dhe hekurudhat, minierat dhe teknologjia e informacionit përfaqësojnë perspektivën më të mirë për investimet e huaja të drejtpërdrejta në Shqipëri gjatë disa viteve të ardhshme.

@Fluidi

Provo po ashtu

prokurori blakaj

A ngriti aktakuzë prokurori Blakaj për listat e veteranëve?

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, i cili po hetonte listat e fryera të veteranëve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.