Ballina / KOSOVA / DASH: Palmer dhe Grenell do të punojnë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

DASH: Palmer dhe Grenell do të punojnë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

“Shtetet e Bashkuara shohin një mundësi historike për Serbinë dhe Kosovën që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të normalizuar raportet midis tyre”, i tha Radios Evropa e Lirë një zëdhënës në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Vendimi i presidentit për të emëruar të dërguarin Presidencial për Bisedimet Paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nënvizon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për paqe, stabilitet dhe prosperitet për popullin e Serbisë dhe të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e DASH-it.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka emëruar të enjten mbrëma ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin e presidencial për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në muajin gusht të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit ka emëruar gjithashtu të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

DASH thotë se zoti Palmer do të punojë ngusht me zotin Grenell për të arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“I dërguari i posaçëm Palmer gjithashtu do të vazhdojë të punën e tij të rëndësishme për t’ia afruar rajonin Perëndimit, duke punuar me qeveritë në avancimin e reformave dhe për t’i forcuar ato kundruall ndërhyrjeve të jashtme malinje, dhe duke i ndihmuar t’i tejkalojnë çështjet të cilat janë duke penguar aspiratat e tyre evropiane dhe euro-atlantike”, thonë në Departamentin amerikan të Shtetit.

 

Provo po ashtu

albin kurti

Zyrtare: VV thotë aksidenti ku u përfshi Albin Kurti ka ndodhur, nuk ka të lënduar

Lëvizja Vetëvendosjes është deklaruar për aksidentin që ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.