dash_infoglobi

DASH kërkon kujdes të shtuar nga amerikanët që udhëtojnë në Kosovë

Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëron qytetarët amerikanë që planifikojnë të vijnë në Kosovë që të jenë të kujdesshëm. Niveli i sigurisë në ushëzimet për udhëtarët është ngritur në shkallën dy.

Nga shtetasit e saj që dëshirojnë të vijnë në Kosovë, DASH kërkon kujdes të shtuar për shkak të trazirave dhe sulmeve të mundshme terroriste.

Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin Potoku e Zveçani konsiderohen si më të pasigurta për shkak të trazirave.

Grupet terroriste vazhdojnë të përgatisin sulmet eventuale në rajonin e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

Ata mund të sulmojnë vërejtje të vogës ose pa te dhe synojnë lokacionet turistike , hapësirat e transportit, tregjet, qendrat e tregtisë, hapësirat e institucioneve lokale e qendrore, hotelet, klubet, restoranet, vendet religjioze ku njerëzit luten, parqet, vendett kulturore e sportive, aeroportet dhe hapësirat e tjera publike.

Përveç kësaj, në mbarë Kosovënka dhunë të motivuar politikisht, shkruan në paralajmërimin e shtetit amerikan për qytetarët e saj që udhëtojnë për në Kosovë.

Departamenti i shtetit deklaron se nëse qytetarët amerikanë vendosin të udhëtojnë në Kosovë, duhet t’i shmangin demonstratat, të jenë syçelë në vende që frekuentohen nga perëndimorët, të monitorojnë mediat lokale për lajmet e fundit dhe t’i përshtatin planet e tyre bazuar në informacionet e reja.

Duke sugjeruar që të shkarkojnë aplikacionin për pranim të kohë reale të njoftimeve të reja nga ambasada, Departamenti i shtetit sugjeron që qytetet të jenë më të kujdesshëm në Kosovë kur udhëtojnë në komunat si Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani.

Sipas paralajmërimit, tensionet brenda dhe mes komuniteteve në veriun e Kosovës vazhdojnë të nxisin dhunë, demonstrata dhe trazira tjera në komunat e asaj ane, ndonëse nënvizohet se trazirat e fundit kanë qenë të ndërlidhura politikisht dhe nuk përfshijnë turistët apo pjesëtarët e komunitetit ndërkombëtar, kalimtarët e rastit mund të preken nëse ndodhin incidente të dhunshme.

Në njoftim po ashtu thuhet se Qeveria Amerikane ka mundësi të limituara për të ofruar shërbime emergjente në veri të Kosovës.

Kosovo Travel Advisory, 10 January 2018

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.