Ballina / SPORT / Dardanët & Tre luanët
dardanet, tre luanet, kosova, anglia, southempton, euro2020

Dardanët & Tre luanët

Kanë filluar të dëgjohen fort të rrahurat e zemrës për kombëtaren në futboll

Kanë mbetur më pak se 60 minuta për të filluar përballja më sfiduese e grupit A, “Dardanët” dhe “Tre luanët” do të luftojnë sonte në Southempton për fitore ‘nderi’.

Ekipi i Kosovës përbëhet nga lojtarë prej 14 ligash, përfshirë Italinë, Rusinë, Gjermaninë e katër nga “Championshipi” anglez.

Ndërsa trajneri i kombëtarës sonë Bernard Challandes, ka thënë se: “Jemi Kosova dhe jemi këtu për t’u përballur me një nga ekipet më të mira në botë. Kemi bërë lojë të mirë ndaj Çekisë. Ishte shumë e vështirë. Kam parë ndeshjen e Anglisë ndaj Çekisë. Nënkupton që do të jetë për ne ndeshje jo e lehtë. E di këtë. Për mua si trajner nuk është e lehtë të jap vlerësim apo parashikim. Nëse them se po vijmë për fitore, shumë njerëz do të mendojnë se po e teproj. Nëse them para ndeshjes se s’mund të fitojmë ndaj Anglisë, duhet të ndryshoj punë”, ka thënë ai.

Anglia nuk e ka provuar humbjes në ndeshjet kualifikuese që nga tetori i vitit 2009, ndërsa humbja e fundit për Kosovën ka qenë në tetor të vitit 2017 duke pasur një ecuri prej 15 ndeshjesh pa humbje.

Në paraqitje për media trajneri i Anglisë, Gareth Southgate e ka pranuar se ndeshja me Kosovën do të jetë me e vështira e grupit dhe beson që kombëtarja kosovare ka të ardhme të ndritur.

Edhe nëse Kosova nuk arrin në top-dy të tabelës në Grupin A kualifikues, ekziston akoma mundësia për kualifikim në “Euro 2020” përmes play-offit në Ligën e Kombeve e ku do të përballen në gjysmëfinale me Maqedoninë.

Loja ndaj Anglisë për herë të parë është thjeshtë simbolike se deri ku ka arritur Kosova, një rritje e reflektuar në ngjitjen në vendin e 120-të të ranglistës së FIFA-s.

Anglia e Kosova i prijnë Grupit A. Anglia pas tri ndeshjeve ka nëntë pikë, ndërsa Kosova është e dyta me një pikë më pak, por me një ndeshje më shumë. Çekia është e treta me gjashtë pikë, ndërsa grupin e mbyllin Mali i Zi e Bullgaria me nga dy pikë.

Angli – Kosovë luhet të martën në “St Mary’s Stadium” me fillim prej orës 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës

Provo po ashtu

beactive, sport, europian week of sport, kosova, europa

Java Evropiane e Sportit bashkon shtete dhe partnerë evropianë

Gjatë fushatës së këtij viti synohet ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e aktiviteteve fizike në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.