Ballina / KURIOZITETE / Danimarkë, zbulohen tri libra të lyera me arsenik
librat arseniku

Danimarkë, zbulohen tri libra të lyera me arsenik

Pse dikush do të lyente me arsenik këto volume? Kërkuesit besojnë se ai që e ka bërë kërkonte të ruante librat nga veprimi shkatërrues i insekteve dhe nga parazitët që e hanin letrën dhe pergamenën.

E mbani mend “Emrin e trëndafilit”?

Të gjithë njerëzit që lexonin volumin e humbur të Aristotelit vdisnin për shkak se faqet ishin të lyera me arsenik.

Diçka e tillë sapo është zbuluar në të vërtetë. Kërkuesit e Universitetit të Jugut në Danimarkë kanë gjetur se tre volume të shek XVI dhe XVII ishin të helmuar me këtë substancë.

Zbulimi ishte i rastësishëm. Kërkuesit analizuan faqet e këtyre me rreze X, sepse kishin dyshime se kapakët ishin krijuar nga mbetje pergamenash shumë antike.

Kështu u zbulua se volumet ishin veshur me arsenik. Në varësi të kohës që ekspozohej personi ndaj kësaj substance mund të ketë patur çrregullime në lëkurë ose në stomak. Arseniku mund të vrasë, por në këtë rast doza nuk ishte mjaftueshëm sa për t’i dhënë fund jetës së një qenie njerëzore.

Lind pyetja se pse dikush do të lyente me arsenik këto volume? Kërkuesit besojnë se ai që e ka bërë kërkonte të ruante librat nga veprimi shkatërrues i insekteve dhe nga parazitët që e hanin letrën dhe pergamenën. / bota.al

@Fluidi

Provo po ashtu

Jezusi ka përdorur vaj kanabisi për mrekullitë e tij

Bienenstock: Jezusi ka përdorur vaj kanabisi për mrekullitë e tij

Jezusi mund të ketë përdorur vaj kanabisi për “mrekullitë” e tij. Ky është mendimi i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.