Ballina / BOTA / Danimarka e kërkon ndryshimin e rregullave të Shengenit
shengen shenja vizat

Danimarka e kërkon ndryshimin e rregullave të Shengenit

Kryeministri danez deklaroi se ai dhe formacioni i tij politik i qendrës së djathtë, Partia Liberale, kërkon një kontroll të përhershëm të kufijve të vendit, duke cituar sfidat që vijnë nga presioni i migracionit.

“Duhet të përballemi me faktin se na nevojiten kontrolle të përhershme të kufirit”, tha sot, Lars Lokke Rasmussen.

“Po përballemi me disa sfida si presioni nga migracioni, krimi ndërkufitar dhe kërcënimet terroriste”, shtoi ai.

Ai theksoi gjithashtu se “ekziston nevoja për të ndryshuar rregullat në 26 vendet e zonës Schengen, ku Danimarka bënë pjesë, që i mundëson njerëzve të lëvizin lirisht në Europë pa nevojën e pasaportave apo kontrolleve kufitare”.

Provo po ashtu

Samiti i G-7ës: Evropianët përballë Presidentit Trump

Udhëheqësve të G-7ës nuk u duhet të përballen vetëm me çështje urgjente ekonomike, por edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.