mustafa, haradinaj
Nga arkivi

Dallimet për presidentin, mund të çojnë vendin në zgjedhje

Isa Mustafa, Lideri i Lidhjes Demokratike dhe Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk ndajnë të njejtin mendim se kush duhet të jetë Presidenti i ardhshëm i vendit. Divergjencat rreth kësaj çështjeje rrezikojnë ta çojnë Kosovën në zgjedhje.

Propozimi i AlAK-së për Ramush Haradinajn president ka shkaktuar përplasje brenda koalicionit qeverisës.

Por, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar zgjedhje të reja nëse partia partnere e koalicionit qeverisës, AAK-ja, kushtëzon qëndrimin në koalicion me përkrahjen e kandidatit të saj për president. AAK-ja megjithatë nuk e ka quajtur kushtëzim, porse ka thënë se nëse nuk votohet Haradinaj për president, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Mustafa në një intervistë për “EuroNews Albania” ka thënë se është jo parimore që posti i presidentit të kushtëzohet.

Ai ka thënë se për postin e presidentit duhet të ketë bashkëbisedim edhe me subjektet tjera, përfshirë partitë opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Ka shtuar se me PDK-në është më e lehtë të bisedohet se me VV-në.

“Unë mendoj se do të ishte, dhe është jo parimore që ajo të kushtëzohet. Nëse vijmë tek kushtëzimi, e prishim qeverinë, shkojmë në zgjedhje dhe nuk kemi alternativë tjetër se do të ishte gabim. Po flas për parimet, sepse nuk mund të shkojmë me një qëndrim të tillë që të votojmë presidentin për arsye se po na kushtëzojnë koalicionin. Nëse e kemi punën ashtu, atëherë shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Mustafa të mërkurën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.