Ballina / BOTA / Dalja e Britanisë nga BE mund të kërkojë 10 vite

Dalja e Britanisë nga BE mund të kërkojë 10 vite

Arritja e një marrëveshjeje tregtare mes Britanisë dhe BE-së mund të kërkojë deri në 10 vite. Ka qenë ky paralajmërimi i Ambasadorit britanik në Bashkimin Evropian, Ivan Rogers, i cili është shprehur se edhe nëse Brukseli do të pranojë që ta mbajë Britaninë në brendësi të tregut të përbashkët, kjo marrëveshje mund të mos ratifikohet në Parlamentet e vendeve anëtare të BE-së. Zyrtari mësohet të jetë shprehur gjithashtu se pret që faza e negociatave të jetë e gjatë dhe e lodhshme për të dyja palët

Në një kohë kur qeveria e Britanisë po pret muajin mars për të hapur zyrtarisht negociatat për daljen nga Bashkimi Evropian, Ambasadori britanik pranë unionit, Sir Ivan Rogers, ka paralajmëruar se arritja e një marrëveshjeje tregtare pas largimit nga blloku mund të kërkojë deri në 10 vite për t’u arrirë dhe përsëri mundtë dështojë në procesin e ratifikimit.

Kryeministrja,Theresa May, ka deklaruar se prioriteti në negociatat për ‘brexit’ do të jetë ruajtja e marrëveshjeve për tregtinë e lirë, gjë që është konsideruar si një skenar i pamundur nga ana e zyrtarëve të Brukselit.

Sipas ambasadorit të BE-së, do të jetë shumë e vështirë që vendet anëtare të bien dakord për të lejuar Britaninë që të përdorë tregun evropian lirisht, në një kohë kur qytetarët e saj kanë kërkuar daljen nga blloku.

Sir Ivan Rogers nënvizon se akordi mund të miratohet nga Brukseli, por do ta ketë shumë të vështirë që të ratifikohet në Parlamentet kombëtare të shteteve që bëjnë pjesë në Bashkimin Evropian.

Ky hap përbën edhe pengesën e fundit që duhet kaluar për implementimin e një marrëveshjeje.

Në bazë të parashikimeve, negociatat mes Bashkimit Europian dhe qeverisë britanike për çështjen brexit mund të zgjasin dy vite.

Gjatë kësaj periudhe, palët duhet të formësojnë marëdhënien që do të ruajnë palët pas largimit të Britanisë nga unioni.

Diskutimet mes palëve do të priten me interes mjaft të madh pasi kjo është hera e parë në historinë e Bllokut, që një vend anëtar kërkon të dalë nga Bashkimi Evropian.

Ekspertët kanë paralajmëruar se largimi i Britanisë mund të shkaktojë një efekt domino edhe tek vendet e tjera anëtare.

Provo po ashtu

octoberfest

Gjermani: Filloi Oktoberfest-i

Filloi sot në Munih, Oktoberfest, thënë ndryshe festa më e famshme në botë e birrës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.