Fukushima

Dalin pamjet që shfaqin katastrofën nukleare në Fukushima (Foto)

Gjashtë vite pas tsunamit katastrofik, janë shfaqur pamjet e para që tregojnë shtrirjen e katastrofës nukleare: Një vrimë, radioaktivitet shumë i lartë dhe rrezik për mjedisin natyror.

Në Fukushima makthi vazhdon dhe fundi i lumtur është ende larg.

Centrali bërthamor i shkatërruar nga tërmeti-tsunam më 11 mars 2011, bën të ditur TEPCO( kompania që e zotëron), vazhdon të lëshojë rrezatim në nivele të rrezikshme dramatike, edhe pse jo në atmosferë.

Një kamera në brendësi të murit të reaktori 2, imazhet e shkatërrimit, ku grimcat e emetuara janë të mjaftueshme për të vrarë një qenie njerëzore për vetëm disa minuta.

Përveç kësaj, kamera ka regjistruar edhe një vrimë dy metra dhe gjurmët e lëndës së ngurtë, në bazë të strukturës.

Që nga katastrofa e Çernobilit më 1986, aksidenti nuklear në Fukushima po tregon se është më i keqi në historinë e energjisë së atomit.

Tre nga 6 reaktorët e centralit bërthamor janë të përfshirë. Sipas ekspertëve ato kanë pësuar një lloj bashkimi.

Në mars, robotët e rinj do të përpiqen për të hyrë në reaktorë për të gjetur mbetjet e uraniumit, 6 vjet pas tsunamit me valë të larta deri në 10 metra.

Aksidenti i ndodhur në Fukushima I Nuclear Power Plant, u shkaktuar nga tsunami pas tërmetit në 11 mars 2011.

Menjëherë pas tërmetit reaktorët aktivë mbyllën automatikisht reagimet e qëndrueshme për zbërthimin  e atomit. Tsunami shkatërroi gjeneratorët emergjentë që do të kishin prodhuar energjinë për të ftohur reaktorët.

fukushima

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.