Ballina / KOSOVA / Dalin detaje nga aksidenti i makinës së Albin Kurtit

Dalin detaje nga aksidenti i makinës së Albin Kurtit

Gjatë udhëtimit të tij për në Tiranë, ku do festonte fitoren në zgjedhjet e tetorit në Kosovë me qendrën e LVV në kryeqytetin e Shqipërisë, makina e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është përfshirë në një aksident.

Fillimisht u tha se automjeti, tip Volvo, ku po udhëtonte Kurti, ka goditur në pjesën e prapme një makinë të policisë, por detaje të reja kanë dalë më pas.

Eskortës që shoqërtonte Kurtin në fakt i ka prerë rrugën një makinë që vinte nga rrugët dytësore, e cila ecte me shpejtesi të ulët.

Tre automjete të eskortës kanë frenuar fort njëra pas tjetrës për të shmangur përplasjen. Makina me të cilën ecte Albin Kurti ka qenë pas tyre dhe është përplasur me makinën e fundit në radhë.

Trafiku në autostradë u bllokua për rreth 30 minuta, më pas gjendja është normalizuar gradualisht.

Kurtit i është ofruar një autoambulancë, por është refuzuar pasi nuk kishte pësuar lëndime. Ai ka vijuar rrugën me një automjet tjetër drejt Tiranës, ku në orën 19:00 kishte planifikuar një takim te Millenium.

Kurti arriti atje disa minuta me vonesë, dhe rreth orës 21:30 takimi ka përfunduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.