Valdete Daka

Daka: Zbatimi i ligjit, jo rezultat i presionit ndërkombëtar

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, sqaron se zbatimi i ligjit për zgjedhje nuk ka nisur si rezultat i presionit ndërkombëtar.

Sipas saj “moszbatimi i nenit 29 në zgjedhjet e mëhershme ka ndodhur për shkak të kohës së pamjaftueshme, pasi që të gjitha zgjedhjet ishin të jashtëzakonshme”.

Ajo shton se kandidatët që janë decertifikuar dhe kanë bërë ankesa, do të marrin përgjigje brenda këtij afati zgjedhor, transmeton infoGlobi.

E premtja ishte dita e fundit për partitë politike që t`i zëvendësojnë emrat e 86 kandidatëve të decertifikuar nga KQZ, për të cilët janë vërtetuar shkelje të ndryshme ligjore.

 

Ndërkohë nga 86 kandidatët e decertifikuar, vetëm 17 janë ankuar në PZAP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.