Ballina / KOSOVA / Daka: Rezultatet përfundimtare shpallen të mërkurën
Valdete Daka

Daka: Rezultatet përfundimtare shpallen të mërkurën

Valdete Daka, Kryetarja e Komisionit Qendror e Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ), ka thënë se KQZ-ja do t’i publikojë  rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve komunale të mërkurën.

“Të mërkurën në mëngjes do të shpallen rezultatet përfundimtare për të gjitha komunat”, ka thënë Daka.

Shtyerja e publikimit të rezultateve përfundimtare po ndodhë për shkak të afatit të ankesave eventuale që subjektet politike mund t’i ushtrojnë në raport me zgjedhjet preliminare, por edhe për shkak të afateve ligjore në përgjithësi, ka nënvizuar Daka.

Daka ka folur edhe për organizimin dhe punën e institucionit që e drejton gjatë vitit 2017, nevojën urgjente për reformë zgjedhore dhe mos hyrjen në zgjedhje të reja pa këtë reformë, fletëvotimet e pavlefshme.

InfoGlobi ka raportuar se përqindja e fletëvotimeve të pavlefshme në Kosovë vazhdimishtë e lartë, ndërkohë që nuk janë bërë përpjekje institucionale për të identifikuar shkaqet e këtij fenomeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.