Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Daka: Rezultatet përfundimtare mund të shpallen të enjten
daka

Daka: Rezultatet përfundimtare mund të shpallen të enjten

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka theksuar se të enjten mund t’i shpallin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ajo ka theksuar se sipas të gjitha informacioneve që i kanë nga QNR dhe Sekretariati, nesër do të jenë në gjendje t’i shpallim rezultatet përfundimtare.

Ajo ka sqaruar se pas shpalljes së rezultateve, është periudha që partitë politike, apo kandidatët mund t’i bëjnë së pari në PZAP dhe pastaj në Gjykatën Supreme, dhe nëse ka të tilla, kjo fazë mund të zgjasë 7 deri në 8 ditë.

“Nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme mund të ketë vendime për rinumërim, por unë mendoj se nuk ka më vend për ankesa, kjo varet nga partitë apo kandidatët që mund të mendojnë se u janë bërë padrejtësi”, tha ajo.

Daka theksoi se për të tejkaluar shqetësimet dhe problemet që kanë dal gjatë procesit zgjedhor, duhet të fillohet me reformën zgjedhore.

Javën e shkuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka cilësuar si normale moscertifikimin e shpejt të zgjedhjeve nacionale. Kjo pasi kështu kishte ndodhur edhe në dy palë zgjedhjet e fundit.

Kështu, më 2014, KQZ’së i ishin dashur 27 ditë derisa kishte ndodhur certifikimi. Ndërsa në zgjedhjet e 2014 zgjedhjet ishin certifikuar 29 ditë pas zgjedhjeve.

“Kjo ka qenë kohëzgjatja e procesit zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2014 dhe 2017. Në të dy rastet, KQZ-së i është dashur gati kohë e njëjtë për të shpallur dhe certifikuar rezultatet përfundimtare”, ka deklaruar javën e shkuar  zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. Në garë kanë marrë pjesë 25 subjekte politike . Mbështetur në të dhënat preliminare këto zgjedhje kanë sjell për herë të parë Vetëvendosjen si fituese, kurse pas disa vitesh në pushtet kanë nxjerr në opozitë PDK-në.

Zgjedhjet u mbajtën për shkak dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ishte ftuar nga Gjykata speciale e Kosovës në Hagë. Përkundër kësaj dorëheqje Haradinaj ka marr pjesë në garën zgjedhore. /infoglobi

Provo po ashtu

Zgjedhjet e parakohshme, Në Supreme arrijnë 5 ankesa

Pesë ankesa kanë shkuar në drejtim të Gjykatës Supreme rreth rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.