Ballina / KOSOVA / Daka për zgjedhjet në veri: Kosto e planifikuar do të jetë 471 mijë euro për dy raunde
Daka

Daka për zgjedhjet në veri: Kosto e planifikuar do të jetë 471 mijë euro për dy raunde

Kryetarja e Komisionit Qendëror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se buxheti i planifikuar për zgjedhjet në veri të Kosovës është 471 euro.

Ajo ka dhënë të premtën një intervistë për magazinën informative “55 minuta” të RTK-së, ku ka konfirmuar se institucioni që drejton është gati për zgjedhjet që do të mbahen në katër komunat.

“KQZ  është gati, plani operacional është aprovuar dhe deri më tash nuk ka asnjë pengesë. Buxheti është aprovuar, kosto e planifikuar do të jetë 471 mijë euro për dy raunde. Të gjitha përgatitjet janë duke shkuar në drejtimin e duhur”, ka thënë Daka.

Ajo ka kujtuar se për zgjedhjet në veri kanë aplikuar tri subjekte: PDK, lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

“Në këto zgjedhje nuk kemi kandidatë nga subjektet e tjera të qytetarëve serbë pos Listës serbe, kurse në zgjedhjet e tjera kemi pasur”, ka thënë ajo.

Daka ka theksuar se qytetarë me të drejtë vote në komunat e veriut janë rreth 52 mijë.

Provo po ashtu

Prishtina zyrtare mirëpret dhe uron kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe

Liderët institucional e kanë mirëpritur dhe uruar kryeministrin e ri britanik, Boris Johnson, i cili …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.