Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka konfirmuar se PZAP-i ka marrë vendim që Istogun ta çojë në rivotim për rundin e dytë.
LDK-ja ka dërguar ankesa në PZAP për manipulime të AAK-së në votat me postë, ndërsa këto ankesa i ka marrë parasysh PZAP-i, duke vendosur që ta çojë në rivotim këtë komunë.
Valdete Daka ka thënë se vendimi për rivotim është marrë, ndërsa ka shtuar se vendimi i PZAP është i ankimueshëm.
Në komunën e Istogut kandidati i LDK-së, Haki Rugova, kishte dalë i pari, ndërsa rezultati ndryshoi kur u numëruan votat përmes postës, ku 1475 shkuan për Gani Dreshajn e AAK-së, ndërsa vetëm 133 për Rugovën.