Ballina / Kulturë / Daily Mail: Zbulohen eshtrat e Budës
BUDA

Daily Mail: Zbulohen eshtrat e Budës

Vjen zbulimi, që besohet se është epokal. Eshtrat e një njeriu, të cilat një çift i murgjve i varrosi në Kinë, mund t’i takojnë Budës, raporton Daily Mail.

Këta eshtra u gjetën në provincën kineze Jinchuan, në një enë qeramike në të cilën tregohet se ata i përkasin Budës.

Përkundër bestytnive e legjendave të shumta, ekziston një pajtueshmëri se Buda ka vdekur para 2500 vitesh, por deri më tash nuk janë gjetur kurrëfarë provash që ta vërtetojnë saktësinë e një konstatimi të tillë.

Sipas “The Daily Mail” , krahas eshtrave arkeologët kanë gjetur 260 statuja budiste, statuja këto që janë pjesë e pandashme e riteve budiste të betonuara nga Buda, një filozof dhe mësues i udhëtimit, i cili ka lindur në Nepal.

Besohet se Buda kishte hequr dorë nga trashëgimia e tij mbretërore për të ndjekur rrugën shpirtërore, e cila sot shtrihet anekëndë botës. Ajo që thuhet në librat e shenjtë të budizmit, Buda ka udhëtuar në pjesët lindore të Indisë ndërmjet shekujve 6 dhe 4 para Krishtit, kurse pas vdekjes së tij dishepujt kanë shpërndarë mbetjet e tij mortore në disa vende.

Për këtë figurë , rrugën e të cilës e kanë përqafuar miliona njerëz , ende mbesin shumë enigma që duhet zbërthyer. /infoglobi/v

Check Also

‘The New York Times’ dhe The ‘New Yorker’ fitojnë Pulitzerin

“The New York Times” dhe “The New Yorker” kanë fituar së bashku çmimin “Pulitzer” për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *