Ballina / BOTA / Daily Mail: Ja personi që masakroi 38 turistë në Tunizi

Daily Mail: Ja personi që masakroi 38 turistë në Tunizi

Kjo është fytyra e personit Abu Yahya Qayrawani, që masakroi 38 turistë, shumica britanikë, që ishin me pushime në plazhin e Tunizisë ditën e premte , shkruan e përditshmja Daily Mail.

Kryeministri i Tunizisë , thotë se të paktën 8 të vrarë në këtë akt terrorist janë nga Britania e Madhe, por në mesin e tyre ka edhe gjermanë, belgë e të tjerë, kurse homologu i tij nga Britania, David Cameroon poashtu përmes një prononcimi për media paralajmëron publikun që të përgatitet se një numër i madhë i të vrarëve janë britanezë.

Sipas Daily Mail, vrasësi “kishte përzgjedhur kush do të jenë viktimat” gjatë gjithë kohës sa po i vriste ata në plazh, transmeton infoglobi.

Abu Yahya Qayrawani, i ISIS-it, organizatë kjo që e pretenton vetën si shtet islamik e që shumica e shteteve perëndimore e kanë shpallur si organizatë terroriste, është vrarë nga forcat e sigurimit në Tunizi.

Në komunikatën e lëshuar nga IS për sulmin në Tunizi thuhet se janë sulmuar ‘vendet e imoralitetit”.

Gjatë të premtes krahas sulmit në Tunizi, janë regjistruar edhe sulme tjera të cilësuara si terroriste. Në Lion të Francës me heqje koke është ekzekutuar një person, kurse në Kuwait është sulmuar një xhami , sulm ky që ka lënë pas vetës disa dhjetëra të vrarë. /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.