Ballina / RAJONI / Daçiç: Armiq më të mëdhenj se Clinton e Albright nuk do të kemi

Daçiç: Armiq më të mëdhenj se Clinton e Albright nuk do të kemi

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç tha që populli serb me siguri nuk do të ketë “armiq më të mëdhenj” sesa ish presidenti i SHBA-ve Bill Clinton dhe ish sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright.

“Se si demokratët në epokën e dinastisë Clinon e trajtuan popullin tonë, e dnjemë mirë në lëkurën tonë në vitin 1999. Ata zgjodhën ta bënin Serbinë armikun e tyre, jo ne,” i tha Daçiç për gazetën serbe “Veçernje Novosti”.

Ai e tha këtë pas vlerësimit të ekspertit amerikan për Ballkanin Daniel Serwer, i cili tha se “nuk është një vendim i mençur i Daçiqit të organizojë mbështetje për emigrantët serbë ndaj Donald Trumpit në zgjedhjet e ardhshme të SHBA-ve”.

Daçiç tha se është i habitur që Serveri dëshiron që të drejtën që gëzojnë shqiptarët në SHBA, t’ua suspendojë serbëve që jetojnë atje.

“Kur shqiptarët mbështesin Hillary Clinton në mënyrë të organizuar dhe madje emërojnë butikët e sisaj pas saj dhe burrit të saj, atëherë ky është një qëndrim legjitim. Dhe kur unë, në nivelin e idesë, njoftoj mundësinë që serbët të mund ta mbështesin Trumpin në mënyrë të organizuar, atëherë kjo është një ndërhyrje në punët e brendshme të Amerikës. Me të vërtetë qesharake”, tha Daçiç.

Ai tha se ai nuk e pengon pozicionin e Serbisë në asnjë mënyrë, dhe se nuk ishte sekret, tha ai, se shumica e popullit serb kishte shumë më tepër simpati për Trump sesa për disa administratat e mëparshme amerikane, duke thënë se, përkundër Clintonit, “Trump tregon shenja inkurajuese se zgjidhja për nyjën e Kosovës mund të mund të negociohe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.