Ballina / KURIOZITETE / Ç’thotë shkenca mbi fustanin i cili e ndau botën?

Ç’thotë shkenca mbi fustanin i cili e ndau botën?

Ç’thotë shkenca mbi fustanin i cili e ndau botën? A u duket ky fustan si kaltër-zi, apo bardhë-artë? Në këtë pyetje nuk ka përgjigje të drejtë, spese varet nga ajo se kush jeni dhe ku ndodheni Ngjyra të cilën e shihni është pasojë e mënyrës në të cilën ka evoluuar syri ynë, përkatësisht truri dhe flet për atë se si i shohim ngjyrat në botën e ndriçuar nga drita e diellit.

Problemi qëndron në atë se truri i shmanget detektimit të ngjyrës së dritës e cila reflektohet nga objekti dhe e sheh vetëm ngjyrën e vetë objektit. Në qoftë se e sheh një këmishë të lartë nga drita e verdhë, ai duhet t’ia “zbresë” ngjyrën e verdhë, për të parë bardhësinë e këmishës – gjë që rëndom edhe e bën. I njëjti sistem është i ndërtuar edhe në kamera dhe quhet balansi i bardhë.

Kjo ua mundëson kamerave që të bëjnë të njëjtën gjë si truri njerëzor – e përcaktojnë se çka është e bardhë në foto dhe në raport me të i përshtasin ngjyrat. Megjithatë, fustani i kaltër-zi (apo i bardhë-i artë) i cili shihet në foto, disi e mashtron tërë sistemtin.

Trurët e disa njerëzve tentojnë ta “zbresin” tonin e kaltër, siç është rasti në ambientin e natës dhe e shohin si të bardhë të artë deri sa te të tjerët e eliminojnë efektin e “të artës” të pjesës së fustanit e shohin si nën dritën e diellit dhe e shohin si të kaltër të zezë.

Kjo u mundëson njerëzve që t’i shohin të dy variantet, por në kohë të ndryshme, në varësi prej ndriçimit të dhomës dhe prapavijës në të cilën është paraqitur. Kështu truri në njërin rast fotografinë e vështron si të bërë në ambient ditor, e në tjetrën të natës. Pos kësaj, të gjithë jemi të programuar t’i shohim ngjyrat në një apo tjetër mënyrë dhe kjo varet nga qelizat e ashtuquajtura shkopore apo konike në syrin tonë. është fjala për fotoreceptorët, prej të cilëve ata shkoporë janë të ndjeshëm në dritë dhe i njohin format, por jo edhe ngjyrën, deri sa ata konikë janë më pak të ndjeshëm në dritë, por i shohin ngjyrat.

Personat që kanë më shumë qeliza shkopore dobët i njohin ngjyrat. Pos të gjithë faktorëve të përmendur prej të cilëve varet se si do ta shihni fustanin në këtë fotografi, ngjyrat e saj varen edhe prej asaj se a keni më shumë qeliza konike apo shkopore. Për ta testuar këtë ide, shikojeni fustanin në anën me prapavijë të bardhë, e pastaj kalojeni një kohë në një hapësirë të errësuar, para se ta shikoni atë në mbrapavijë të errët. E se si duket fustani në të cilin me siguri do ta kuptoni se çfarë ngjyre ka e paraqet fotoja lart, në fillim të këtij teksti./infoglobi/d.g.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.